×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Policët nuk u paguan për orët shtesë

    FrontOnline
    31 Korrik 2020

    Pjesëtarët e Policisë së Kosovës që disa muaj janë duke punuar me orar të zgjatur për shkak të pandemisë COVID-12.

    Mirëpo pavarësisht orarit 12 orësh, ata në muajin e fundit nuk janë paguar për orët shtesë. Nuk dihet arsyeja, mirëpo është parë një pakënaqësi të shumë zyrtar policor.

    Ndërsa javën e kaluar, Sindikata e Policisë së Kosovës, duke u bazuar në kushtet e vështira dhe në rrethanat në të cilat punon Policia e Republikës së Kosovës në këtë situatë pandemie, iu është drejtuar me një kërkesë urgjente Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hotit, Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Rashit Qalaj, duke specifikuar realizimin e kërkesave si në vijim:

    Sigurimin shëndetësor dhe aksidental (në formë alternative), ngritja e pagës për punonjësit e Policisë së Kosovës në të gjitha nivelet, pagesa e pakos emergjente prej 300 (treqind eurove) gjatë pandemisë, pagesa e shujtës ushqimore dhe pagesa e ndërrimit të natës (pagesa/rritja shtese e ndërrimit të natës).

    Pasi që Sindikata e PK-së deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje zyrtare nga Qeveria dhe Ministria e Punëve të Brendshme rreth kërkesave të ngritura, është duke shqyrtuar mundësitë edhe të organizimit të protestës.

    Burimet e IndeksOnline brenda Sindikatës së PK-së kanë thënë se javën e ardhshme do të vendosin përfundimisht se cilët hapa do t’i ndjekin drejt realizimit të kërkesave të tyre.

    Pakënaqësia e punonjësve të Policisë është shumë e madhe dhe në këtë situatë rënduar, kërkesat e tyre ndërlidhen direkt me stimulimin dhe motivimin e tyre për punë.

    “Siç e dinë të gjithë, Policia e Kosovës që nga fillimi i kohës së pandemisë për shkak të virusit COVID 19, janë duke punuar me orare të ndryshme përfshirë orarin 12 orësh, duke mos kursyer as shëndetin e tyre dhe të familjeve të tyre, ku kemi një numër të konsiderueshëm edhe të vet zyrtareve që kanë rezultuar pozitiv me virus, vetëm e vetëm që të mbajnë rend e qetësi publike dhe të dalin në mbrojtje të shëndetit publik, përderisa në anën tjetër nuk janë përmbushur dhe realizuar kërkesat e drejta të ngritura nga ana e Sindikatës së PK-së”, kanë thënë në Sindikatën e PK-së.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.