×
  • Lajme
  • Lajme

    Imami prizrenas dhe xhemati i tij sfidojnë shtetin dhe BIK’un, falin Kurban Bajramin në Xhami

    FrontOnline
    31 Korrik 2020

    Ndonëse Bashkësia Islame e Kosovës ka pezulluar për 10 ditë faljen në Xhami, përfshirë edhe faljen e Kurban Bajrmait, imami i një xhamie në Prizren bashkë me xhematin e tij nuk e kanë respektuar.

    Në fshatin Billushë të Prizrenit, të premten, është falur Kurban Bajrami brenda në Xhami.

    Gazeta Online ‘Reporteri.net’ ka siguruar video nga kryerja e këtyre riteve fetare sot në xhami, përkundër se shteti ka ndaluar aktivitete te tilla për të parandaluar përhapjen e Coronavirusit, që çdo ditë e më shumë po jep shifra shqetësuese në vend.

    Siç shihet në pamje, të pranishmit në Xhami janë munduar ta respektojnë distancën mes vete, gjatë faljes së Kurban Bajramit, por jo të gjithë mbajnë masat në fytyrë.

    Pamjet janë shpërndarë në rrjete sociale, nga një i pranishëm sot në ritet fetare myslimane që shënojnë festimin e Kurban Bajramit.

    Por është imami i xhamisë, i cili gjatë ligjërimit nuk mbanë fare maskë në fytyrë, përkundër se bashkë me një numër të madh besimtarësh ndodhet në një ambient të vogël dhe të mbyllur.

    Falja e Kurban Bajramit në Xhami, sikurse kryerja e secilit aktivitet fetar në këto objekte, për 10 ditë janë pezulluar edhe me urdhër të nxjerrë nga BIK-u të enjten. Njoftimin për këtë e ka dhënë vetë myftiu Naim Ternava i cili ka bërë thirrje nga qytetarët që ta ruajnë karakterin festiv por të shmangin vizitat familjare.

    “BIK duke analizuar situatën njoftojmë se nesër pezullohet falja e namazit të Bajramit dhe për 10 ditë pezullohen faljet nëpër të gjitha xhamitë e Kosovës. Pandemia ka çrregulluar rrjedhën normale të jetës edhe tek ne. Këtë Bajram e presim në gjendje të rënduar. Situata ditëve të fundit paraqitet e vështirë dhe nga ne kërkohet që ta ruajmë shëndetin publik, t’i respektojmë masat që sa më lehtë të kalojmë këtë gjendje. Ju ftoj ta ruajmë karakterin festiv të festës por të kemi më shumë solidaritet, sidomos me ata që kanë humbur jetën nga Covid-19. Festa e Bajramit tek ne është festa më popullore, si në asnjë festë tjetër, kjo festë shënohet me vizita tek familjet, por jo edhe kësaj radhe. Ju ftoj të shmangim vizitat e përshëndetjet tradicionale me dorë e përqafime”, ka thënë Tërnava në mesazhin e tij.

    Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që gjatë këtyre muajve lufte me pandemi institucionet fetare kanë sfiduar shtetin dhe rrezikuar shëndetin publik me mbajtjen e aktiviteteve të tyre në objekte fetare, përkundër se një gjë e tillë ka qenë e ndaluar me vendim të Qeverisë së Kosovës.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.