×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Sinjal paralajmërues nga Brukseli drejt Polonisë

    FrontOnline
    31 Korrik 2020

    Për herë të parë BE po e shoqëron respektimin e vlerave themelore me pasoja të drejtpërdrejta financiare. Disa qytete polake të shpallura “Zona të pastra prej LGBT-ve” përjashtohen nga fondet e BE-së.

    Ende nuk dihet zyrtarisht se cilat qytete do të përjashtohen nga fondet e BE-së për binjakëzimin e qyteteve, por sipas raporteve të mediave, ndër ta do të jetë qyteti Tuchow, shkruan Deutsche Welle.

    Kryetarja e Bashkisë së qytetit, Magdalena Marszałek, tha se “ende nuk kemi marrë letër zyrtare nga Komisioni i BE, por unë i kam njoftuar anëtarët e Këshillit se nuk do të marrim asnjë fond prej BE-së”. Ajo vetë kishte qenë kundër “Rezolutës kundër ideologjisë LGBT”, por në fund anëtarët e këshillit bashkiak që i takojnë partisë në pushtet PiS vendosën si deshën, sepse kanë shumicën në këshillin e qytetit. Pasojat e para pasuan – qyteti francez Saint-Jean de Braye dhe ai holandez Nieuwegein e ndërprenë binjakëzimin me qytetin polak Tuchów.

    Edhe qyteti Schwerte në NRW e ndërpreu binjakëzimin dhe bashkëpunimin 30-vjeçar me qytetin polak Nowy Sącz. “Vendimi i këshillit tuaj bie ndesh me idenë evropiane për diversitetin,” i shkruajti kryetari i bashkisë së Schwertes, Dimitrios Axourgos, homologut të tij polak, Ludomir Handzel.

    Ose fonde evropiane ose homofobi dhe mungesë parash

    Krzysztof Śmiszek nga Partia e Majta Polake thotë se pasojat financiare nuk janë befasuese. Ai i sheh vendimet e Komisionit të BE-së si një “pasojë natyrore të masave me motive homofobe në disa komuna. Ose respektim të të drejtave të njeriut, dhe të vlerave dhe fonde evropiane ose homofobi dhe mungesë parash”, tha Krzysztof Śmiszek, i cili edhe vetë bashkëjeton me një burrë.

    Sipas tij, ndoshta bashki të tjera do të kenë tani frikë që t’i shpallin qytetet e tyre “Zona të pastra prej LGBT-ve”, por masat për ndërprerjen e fondeve për binjakëzimin e qyteteve me siguri do ta shtojnë frymën kundër BE-së.

    Retorika anti-LGBT e pranishme kudo

    Retorika kundër LGBT-ve është e pranishme jo vetëm tek politikanët lokalë. Edhe presidenti polak, Andrzej Duda tha në fushatën e tij zgjedhore “tani po mundohen të na mbushin mendjen se LGBT janë njerëz, por LGBT është një ideologji” të cilën ai e quan “neobolshevizëm”. Dhe në zonat ku Andrzej Duda fitoi shumicën e votave, një numër i madh komunash dhe bashkish kanë nënshkruar rezoluta anti-LGBT.

    Shoqata konservatore e juristëve “Ordo Iuris” ka ndihmuar në përpilimin e një “Karte të të Drejtave të Familjeve” dhe në të edhe pse nuk përmendet fjala LGBT martesa përcaktohet vetëm si lidhje mes burrit dhe gruas. Avokati Nikodem Bernaciak, i cili është po ashtu anëtar i kësaj shoqate, është zemëruar nga vendimi i Komisionit të BE-së. “Karta e të Drejtave të Familjes nuk përmban kurrfarë ideologjie dhe fjala “LGBT” as nuk figuron fare në të. Kjo kartë synon të theksojë mbrojtjen e martesës dhe të nxisë politika miqësore ndaj familjes” – tha ai për DW.

    Edhe ministri polak i Drejtësisë, Zbigniew Ziobro, deklaroi se veprimi i Komisionit të BE-së për të përjashtuar nga fondet e BE-së qytetet që e kanë shpallur veten “Zona të pastra prej LGBT-ve” është “i paligjshëm”. Ziobro thotë se komisionerët e BE-së marrin vendime mbi baza ideologjike dhe duke iu referuar traktateve të BE-së. “Komisioni i BE-së dhe të gjitha autoritetet e BE-së janë të detyruara të respektojnë identitetin kombëtar të vendeve anëtare përkatëse.”

    Për BE-në dhe Brukselin ky hap është një veprim simbolik që duhet të shërbejë si një sinjal për të ardhmen. Për herë të parë respektimi i vlerave themelore nuk po kërkohet jo vetëm në mënyrë retorike, por po shoqërohet edhe me pasoja të drejtpërdrejta financiare për gjashtë qytete polake që e kanë shpallur veten “Zona të pastra prej LGBT-ve” ose që kanë miratuar rezolutën për të drejtat e familjes.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Korrik 2025
    Një turist 36-vjeçar nga Hungaria është shpallur në kërkim nga Policia e Sarandës, pasi dyshohet se më 28 korrik ka vjedhur në...
    Bota/Rajoni30 Korrik 2025
    Ambasada e Shqipërisë në Japoni ka bërë një postim në rrjete sociale ku përcjell një mesazh me rëndësi për të gjithë shqiptarët...
    Bota/Rajoni30 Korrik 2025
    Nga Lura në Dibër, Fier, Vlorë e më tej në Gjirokastër… zjarret e ndezura kryesisht këtë muaj kanë djegur rreth 26 mijë...
    Të tjera
    Sport30 Korrik 2025
    Sunderland ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Granit Xhaka, i cili i bashkohet klubit anglez nga Bayer Leverkusen. Mesfushori do të firmosë kontratë...
    Lajme30 Korrik 2025
    Ministria e Arsimit edhe këtë vit do t’i subvencionojë prindërit për blerjen e teksteve shkollore për nxënësit nga klasa 1 deri në...
    Lajme30 Korrik 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se aleanca me NATO-n në krye me SHBA-në është qenësore për Kosovën. Haradinaj duke iu...
    Lajme30 Korrik 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRrE),  për afatin 60-ditor të furnizimit...
    Kronika30 Korrik 2025
    Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Y.M., i cili gjendet nën masën e paraburgimit nga data 16 prill...
    Kronika30 Korrik 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Malishevë. Një person, nga fshati Lladroviq nga familjarët është dërguar nga familjarët...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.