×
  • Lajme
  • Lajme

    COVID pamundëson faljen e namazit të Bajramit, apel që të shmangen edhe vizitat familjare

    FrontOnline
    31 Korrik 2020

    Besimtarët myslimanë nuk kanë mundur të falin namazin e Kurban Bajramit për shkak të rrezikut të përhapjes së pandemisë Covid-19.

    Përveç ezanit, në Xhaminë e Madhe, që herët e kaluara ishte epiqendra e kësaj feste, nuk është parë lëvizje e besimtarëve.

    Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në një adresim para mediave gjatë së enjtes ka konfirmuar se për shkak të gjendjes së rënduar me Covid-19 nuk do të falet namazi i Kurban Bajramit nëpër xhamitë e Kosovës.

    Po ashtu për 10 ditë do të pezullohen edhe namazet nëpër xhamitë e vendit. Ai ka thënë se këtë hap e kanë ndërmarrë për të ruajtur shëndetin publik. Po ashtu Tërnava ka bërë apel që të mos ketë as vizita familjare.

    “BIK-u ka analizuar situatën e cila po mbretëron edhe në Kosovën tonë e goditur pamëshirshëm nga ky virus Covid-19, edhe në mbledhjen e fundit të kryesisë së saj u diskutua rreth këtij problemi kaq të madh që tashmë është prezent edhe në mesin e qytetarëve tanë. Andaj BIK-u lajmëron të gjithë besimtarët se pezullohet falja e namazit të Kurban Bajramit dhe për 10 ditë rend pezullohen faljet nëpër xhamitë e Kosovës. Sigurisht me të vetmin qëllim që të ruhet shëndeti i qytetarëve të Kosovës”, tha ai.

    Tërnava tha se ky është një ndër vendimet më të dhimbshme që ka ndërmarr BIK-u, por që është mëse i duhur, në këtë kohë pandemie. Ai tha se ruajtja e shëndetit publik është edhe obligim hyjnor.

    “Është një vendim i dhimbshëm për BIK-un, mirëpo një vendim me vend ngase kemi prioritetin edhe ne si BIK që të ruajmë shëndetin publik të qytetarëve sepse kështu na mëson Kurani, kështu na mëson Muhamedi a.s. E lus Zotin me këtë rast që të gjithë ata që kanë vdekur edhe nga virusi Covid-19 t’i mëshirojë me mëshirën e Tij. Ata të cilët janë të prekur me këtë virus t’i shërojë e neve të na mundësojë të gjithëve që të respektojmë rregullat të cilat dalin nga qeveria e Kosovës, MSh-ja, IKSHP-ja dhe BIK-u që të kemi sa më pak të infektuar”, tha ai.

    Myftiu Tërnava ka ftuar të gjithë qytetarët që të ruajnë karakterin festiv të festës, por në këtë kohë pandemie të kenë më shumë mirëkuptim, disiplinë, solidaritet, mbështetje e përkujdesje për ata që kanë nevojë, e sidomos për ata që po sprovohen më virusin Covid-19.

    Por njëkohësisht bëri apel që të shmangen vizitat familjare.

    “Si në asnjë festë tjetër, festa e bajramit shoqërohet me vizita tek familja, farefisnia e miqësia, gjë që duhet kultivuar e praktikuar, mirëpo jo edhe kësaj radhe, andaj ju ftoj të gjithëve që për shkak të rrezikut të përhapjes së virusit, t’i shmangim vizitat, të shmangim përshëndetjen tradicionale të bajramit me dorë e përqafime, si dhe t’i shmangim tubimet e shumë njerëzve, qoftë në ambiente të hapura apo të mbyllura”, tha ai. /kp/

    Black Friday –  Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Tom Dodaj i arrestuar për shitjen e armës tek Granit Palva, dorasi i vrasjes së Liridona Ademajt do të mbrohet në liri....
    Lajme02 Maj 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, Edita Tahiri, është shprehur kundër që Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe të “këmbehet”...
    Lajme02 Maj 2024
    Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, në seancën solemne në nderim të rënies së komandantit të UÇK-së, Ilaz...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Me intonimin e himnit të Kosovës dhe atij kombëtar ka nisur seanca e sotme e Kuvendit në nderim të Ilaz Kodrës. Deputetët...
    Ekonomi02 Maj 2024
    Institucionet vendore kanë intensifikuar përpjekjet për ta luftuar ekonominë joformale në Kosovë. Sipas Administratës Tatimore të Kosovës, brenda këtë vit janë fiskalizuar...
    Lajme02 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1530 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë...
    Lajme02 Maj 2024
    Një përleshje me armë zjarri dhe me mjete të forta ka ndodhur të mërkurën në fshatin Lupç i Podujevës. Si pasojë katër...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Propozimi final për rezolutën për Srebrenicën i është dërguar presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombe të Bashkuara, Dennis Francis, dhe të...
    Sport02 Maj 2024
    Skuadra e Bayern Munich në fund të këtij sezoni do të mbetët pa trajner, pasi Thomas Tuchel ka vendosur të largohet për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.