×
  • Kronika
  • Kronika

    ​Policia e Kosovës sekuestron mbi 40 armë në Prishtinë

    FrontOnline
    29 Korrik 2020

    Policia e Kosovës ka arrestuar sot katër persona të dyshuar për veprat penale fajde, importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse dhe mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve.

    Gjatë një operacioni në Prishtinë, Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ të koduar “Noli”, me ç’rast është bërë kontrollimi i tri lokacioneve të ndryshme, ku janë gjetur dhe sekuestruar 7 armë të llojit AK 47, dy armë të gjata, 34 armë të vogla (modele dhe kalibër të ndryshëm) një granatë dore, 8980 fishekë kalibër të ndryshëm, 2.580 gram marihuanë, 1370 euro, 100 franga, 20 funte, 4 telefona celularë.

    Po ashtu janë sekuestruar edhe pajisje për përpunim të armëve, tyta të armëve, fletore për shënime dhe dëshmi tjera të rëndësishme që ndërlidhen me rastin.

    Pas intervistimit, me vendim të prokurorit personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Nga Rubrika
    Kronika11 Korrik 2025
    Është caktuar varrimi i të riut nga Podujeva, që ndërroi jetë në aksidentin e djeshëm në Sekiraçë. Benjamin Hasani do të varroset...
    Kronika11 Korrik 2025
    Ka ndërruar jetë ish-Eprori i UÇK-së dhe i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, nga fshati Krajkovë i Komunës së Drenasit, Ajet Elshani. Lajmin...
    Kronika11 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Prishtinë, ku një person u hodh...
    Të tjera
    Lajme12 Korrik 2025
    Gjatë 24 orëve në gjithë territorin e Kosovës janë shqiptuar afro 3 mijë tiketa. Policia e Kosovës njofton se shqiptoi saktësisht 2724...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    David Gergen, një veteran i “inside the Beltway” që ndihmoi në formësimin e imazheve publike të katër presidentëve, kryesisht republikanë, dhe i...
    Lajme12 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë për të dytën herë se Presidenti Trump e ka ndalur eskalimin në kufirin Kosovë-Serbi –...
    Lajme12 Korrik 2025
    Një burrë është arrestuar në Mitrovicë, nën dyshimin se në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht djalin e tij. Sipas policisë, viktima...
    Lajme12 Korrik 2025
    Lulzim Rafuna, Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, për Front Online tha se për shkak të pasigurisë juridike dhe ekonomike, si dhe...
    Lajme12 Korrik 2025
    Gjatë një kontrolli të rregullt në ambientet sanitare të Qendrës Korrektuese në Dubravë, oficerët korrektues kanë zbuluar një sasi të dyshuar të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.