×
  • Lajme
  • Lajme

    Raportimi i Veliut nis me tensione, Selimi e Musliu përplasen ashpër

    FrontOnline
    29 Korrik 2020

    Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje ne Komisionin për Çështje te Sigurisë dhe Mbrojtjes, para fillimit të kësaj mbledhje kanë shprehur pakënaqësi për kohën sa do të raportojnë ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu para komisionit.

    Ky i fundit ka thënë se ka kohë të raportojë vetëm 45 minuta.

    Për këtë edhe Bekë Berisha tha se ministri nuk duhet të imponojë kohen se sa të raportojë para anëtarëve.

    “Nuk duhet me imponua kohën ministri kur vjen në dëgjim te komisioni. Është krijuar një qasje për shkak të disa gjërave që po ndodhin në komision dje, ministri duhet me pas kujdes se qysh me u sill anëtarët. Ajo histeri që ndodhi dje me pru ambulanten pa pasur nevojë”, tha ai.

    Ministri Agim Veliu tha se për shkak të mbledhjes së qeverisë duhet të përfundojë para orës 11.

    “Një raportim e kam anulua vet sepse ka qenë një ftesë e zbrazët se për çfarë do të paraqitem para jush unë përmes kabinetit. Për shkak të mbledhjes së qeverisë që është në ora 11, unë duhet të largohem. Njoftimin e kam bërë që të jetë në mundësinë tuaj”, ka shtuar ai.

    Ndërsa, anëtari i LVV-së, Rexhep Selimi tha se kjo kohë është hajgare.

    “Për mu është shoë është e papranueshme. Kjo është hajgare. Lëreni sot mblidhemi një ditë tjetër. Nuk jeni para gazetarëve”, tha ai.

    “Unë e di ku jam. Mos u merakosni për atë punë”, tha Veliu.

    Ndërsa, Gabimete Musliu nga Partia Demokratike të Kosovës, tha se anëtarët e LVV-së kanë ardhur me plan që ta dështojnë këtë mbledhje të komisionit.

    “Jemi ka tregohemi të padijshëm në gjëra elementare”, tha ajo.

    “Fol për veti”, tha Rexhep Selimi.

    “Qetësohu pije pak ujë se të ndihmon”, tha Musliu. /kp/

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është goditur nga një shofere e cila ishte ndalur për kundërvajtje. E dyshuara ka...
    Lajme03 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së Kushtetutës së Polonisë. Ajo tha se pret që...
    Lajme03 Maj 2024
    Gazetari shumëvjeçar, Halil Matoshi, për FrontOnline thotë se si pasojë e popullizmit, Liritë Civile kanë rënë globalisht. ‘’Si pasojë e popullizmit, sipas...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Policia e Shtetit të Shqipërisë duhet të forcojë përpjekjet e të rritë e konsolidojë rezultatet, për të fituar sa më shumë besimin...
    Lajme03 Maj 2024
    Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, thotë për FrontOnline se raporti i “Reporterëve pa Kufij” tregon se për tri vite rresht Qeveria Kurti...
    Sport03 Maj 2024
    Labinot Bajrami që vlerësohet si një nga sulmuesit më perspektiv në Zvicër, së fundmi ka vazhduar kontratën me Zurichun. Klubi ka njoftuar...
    Lajme03 Maj 2024
    Gjykata Themelore e Prishtinës më 03.05.2024 ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Arian Sijarinën, i cili dyshohet se në...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj nga dita e sotme është “Qytetar Nderi” i arbëreshëve të Kalabrisë. Këtë titull, të parit të shtetit,...
    Vip03 Maj 2024
    Lidhja e Diola Dostit dhe Erolld Belegut është në qendër të vëmendjes kohët e fundit. Deri më tani, Diola ka dhënë disa...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.