×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuçi zotohet për zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm për Gjilanin

    FrontOnline
    28 Korrik 2020

    Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka vizituar sot Komunën e Gjilanit, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri.

    Gjatë këtij takimi, Kuçi premtoi mbështetje për zgjidhjen e çështjes së ujit të pijes dhe impiantit të ujërave të zeza për këtë komunë, ndërsa theksoi edhe ligjet që janë dërguar për miratim.

    “Janë tri ligje që Qeveria i ka dërguar në Kuvend, ligji për rishikim të buxhetit, për menaxhimin e pandemisë dhe rimëkëmbje ekonomike dhe këto janë ligje të rëndësisë esenciale dhe pa miratimin e këtyre Kosova shumë shpejt do të futet në kolaps”, tha ministri Kuçi.

    Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka falënderuar ministrin Kuçi për vizitën dhe njëherit ka thënë se lajm i mirë është që është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës impianti për ujëra të zeza.

    “Sot jam i nderuar që në Gjilan pres ministri Blerim Kuçi, i cili ka ardhur për të parë nga afër gjendjen në komunën tonë në situatë pandemie dhe duke e njoftuar për angazhimet tona për shëndetin publik të qytetarëve dhe shëndetin e ekonomisë, në fokus investimet publike që Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka në rajonin e Gjilanit”, ka thënë Haziri.

    Në vazhdën e vizitave në këtë komunë, Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit ka vizituar kompaninë regjionale të ujërave K.R.U. “Hidromorava” në Gjilan, ku është njoftua nga menaxhmenti i kësaj ndërmarrjeje për sfidat me të cilat po përballen si shkak i pandemisë dhe në furnizimin me ujë të pijes.

    Ministri Kuçi i ka ofruar mbështetje kësaj kompanie, që qytetarët e Gjilanit mos të kenë probleme në furnizimin me ujë.

    “Ne u fokusuam te një projekt, i cili do të jetë zgjidhja adekuate për një fazë afatshkurtër. Do të jetë një projekt që do të ndihmojë kalimin e gjendjes së thatësirës. U dakorduam për këtë projekt që qytetarët e Gjilanit të mos kenë problem çështjen e furnizimit me ujë. Jemi të gatshëm që t’i ndihmojmë kompanisë për një projekt që e bënë zgjidhjen konkrete të furnizimet me ujë”, deklaroi Kuçi pas takimit.

    Ndërkaq, Muhamet Suliqi, kryeshef ekzekutiv i kompanisë “Hidromorava”, ka falënderuar ministrin për vizitën si dhe e ka njoftuar me problemet që po has kjo kompani.

    Gjatë vizitës në Gjilan, Kuçi ka vizituar dhe inspektuar punimet e Shkollës “Thimi Mitko”, ku për së afërmi u njoftua për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë dhe në izolimin e ndriçimin e objektit të kësaj shkolle, projekt i cili do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

    Pjesë e vizitës ishte edhe inspektimi i punëve në ndërtimin e platosë “Mirusha”.​

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Forcat ajrore dhe të mbrojtjes raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun lindor kanë kapur një raketë balistike iraniane që fluturonte drejt...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar lidhur me çështjen e presidentit. Para këtij takimi, Ministri i Punëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Ngjarja...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.