×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Hotelet në Spanjë ofrojnë teste falas për Covid-19 turistëve të huaj

    FrontOnline
    28 Korrik 2020

    Hotelet në Spanjë do të ofrojnë teste për Covid -19 falas për të gjithë turistët e huaj para se të kthehen në vendet e tyre.

    Kjo është një mënyrë për të bindur turistët, sidomos britanikët, që të mos braktisin Spanjën këtë verë. Iniciativa është marr nga shoqata spanjolle e hotelerisë.

    Vendimi vjen disa ditë pas vendimit të Londrës për të imponuar një karantinë disa ditore për britanikët që kthehen nga Spanja. Një vendim shumë shkatërrues për turizmi por që është pritur mirë nga përgjegjësi në qendrën e alarmit dhe emergjencës shëndetësore spanjolle, Fernando Simon. Ai u shpreh se fakti që Mbretëria e bashkuar kërkon karantinim për ata që vijnë nga Spanja është një avantazh sepse dekurajon njerëzit që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar.

    Por në anën tjetër janë zhgënjyer të gjithë ata që prisnin pikërisht turistët britanikë për të mos e mbyllur sezonin veror në një krizë të thellë. Londra madje i ka bërë apel qytetarëve të saj që të shmangin të gjitha udhëtimet jo të domosdoshme në Spanjë, përfshirë dhe ishujt. Duke pezulluar madje dhe sigurimet shëndetësore të udhëtimit.

    Një vendim që u kritikuar nga kryeministri spanjoll Pedro Sancez i cili bëri thirrje që para se të ketë kundërvënie, duhej gjetur një ekuilibër. Ai theksoi se në Spanjë 62 për qind e rasteve të reja të infektimit me koronavirus përqendrohet në dy rajone ndërsa zonat e tjera janë të sigurta me shifra më të ulëta se mesatarja europiane.

    Nëse në pjesën më të madhe të vendit situata është ende nën kontroll, ditët e fundit në Katalonjë dhe Aragonë shifrat kanë qenë shqetësuese. Përveç Mbretërisë së Bashkuar dhe Belgjika e Franca u bëjnë apel qytetarëve të tyre të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme në Spanjë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.