-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kadrijaj jep detaje si e ndërprenë mbledhjen e komisionit: Jemi fyer nga deputetët e VV-së

    FrontOnline
    28 Korrik 2020

    Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Time Kadrijaj, pas ndërprerjes së mbledhjes ku raportonte ministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se u detyruan pasi janë fyer nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Kryetarja e Komisionit, Time Kadrijaj, pas mbledhjes tha se në vazhdimësi mbledhja është penguar nga deputetja fitore Pacolli.

    “Gjatë raportimit të ministres asnjëherë ajo nuk e ka ndalur fjalën gjë që e ka penguar edhe ministren të raportojë por edhe mbarëvajtjen e një takimi të tillë. Asnjëherë në historinë parlamentare nuk ka ndodhur me pas deputetë të tillë të cilët pengojnë mbledhjet e komisionit apo edhe seancat. Kjo gjë nuk është hera e parë që po ndodhë sepse na ka pamundësuar edhe nëpër seanca të tjera, duke fyer deputetët e tjerë, gjë që nuk është etike, mirëpo kjo është fytyra e vërtetë e deputetëve të VV-së, të cilët mundohen gjithçka ta ndalojnë edhe raportimin sepse ata duan”, tha ajo.

    Ajo tregoi se si janë detyruar ta ndërprenë mbledhjen e komisionit.

    “Pas fyerjes që deputeti Gjushinca i bëri nënkryetarit të Kuvendit dhe deputetëve të tjerë, jemi detyruar ta ndërpresim raportimin dhe të ndërpresim mbledhjen e komisionit. Ne e kemi paraparë edhe një mbledhje për nesër të rregullt, por në atmosferën që është krijuar, me pamundësinë që me mbajt në kushte të tilla prej dy deputetëve të Vetëvendosjes, ne duhet ta anulojmë sepse në këto kushte dhe rrethana nuk mundesh me mbajt”, ka thënë ajo, duke shtuar se frustrimet e tyre janë paraparë edhe në seanca, e lere më në komisione. /kp/

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda - DHKOKR Prishtinë ka njoftuar se më 7 janar 2025 ka iniciuar një rast për...
    Lajme10 Janar 2025
    I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka lansuar spotin e nisjes së fushatës, ku ka folur për zgjedhjet e...
    Lajme10 Janar 2025
    Bashkimi Evropian ka deklaruar se është duke ndjekur nga afër zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, që lidhen me veprimet e...
    Të tjera
    Vip10 Janar 2025
    Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur me nofkën “Gjesti”, është bërë një fenomen në botën e showbizit në Kosovë dhe Shqipëri. Gjesti tashmë...
    Lajme10 Janar 2025
    Njohësi i çështjeve politike, Albert Krasniqi ka reaguar pas ri-suspendimit të hetuesit policor Idriz Gashi. Krasniqi ka thënë se nëse ministrja e...
    Zgjedhjet 202510 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës do të hapë nesër (11 janar) zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e përgjithshme. Në njoftimin e bërë për media,...
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Greqia është goditur brenda pak minutave nga dy tërmete. Sipas të dhënave të Institutit Sizmologjik Evropian Mesdhetar (EMSC), tërmetet ishin të magnitudave...
    Sport10 Janar 2025
    Armando Broja pësoi një dëmtim të rëndë në sfidën e FA Cup kundër Peterborough, me sulmuesin e Everton që u fut në...
    Vip10 Janar 2025
    Vullneti është përplasur me Sarën sërish për finalen dhe çmimin e madh të Big Brother VIP Kosova 3. Ai u shpreh se...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.