×
  • Lajme
  • Lajme

    Dumoshi në Obiliq, viziton projektet e mbështetura nga MKRS

    FrontOnline
    28 Korrik 2020

    Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi mëngjesin e sotëm ka vizituar komunën e Obiliqit. Ajo fillimisht është pritur kryetari i kësaj komune, Xhafer Gashi.

    Pas takimit, Dumoshi është shprehur se është në Obiliqi për t’i parë nga afër investimet e MKRS-së si dhe te kësaj komunë në fushën e kulturës, trashëgimisë dhe sportit.

    “MKRS gjithmonë siç kam thënë edhe më parë bashkëpunon shumë me komunat, me të gjitha komunat e Kosovës e në veçanti me Komunën e Obiliqit. Kemi pasur investime ku është bërë edhe shtëpia e kulturës. Sot jemi në hapjen e mullirit. Në pjesën e trashëgimisë do të fillojmë me një memorandum të cilin do ta kemi në pjesën e Dardhishtës ku do të fillojmë me punime dhe në pjesën sportive në Plemetin ne fushën e cila është paraparë”, tha Dumoshi.

    Ndërkohë i pari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi e falënderoi ministren për vizitën si dhe për mbështetjen që ka nga kjo ministri:

    “Ne e njoftuam së pari për çështjen e pandemisë në komunën tonë, zhvillimet e reja mirëpo edhe e falënderuam ministrinë shumë që në vazhdimësi, MKRS e ka mbështetur komunën tonë me projekte të ndryshme dhe po vazhdon edhe më tutje të na mbështesë. Qëllimi i vizitës është informativ”, tha Gashi.

    Pas këtij takimi, Dumoshi së bashku me Gashin vizituan edhe Shtëpinë e Kulturës, Xhavit Haziri.

    Dumoshi e cilësoi këtë si një ndër qendrat më të mira kulturore në Kosovë.

    “Mund të them lirisht që është salla më e bukur në Kosovë. Është shumë me rëndësi sepse komunat kanë shumë aktivitete kulturore, ansamble të valles, qoftë të dramës, të kulturës. Kështu që qëllimi është për t’ju ofruar infrastrukturë, pra salla ku mund të operojnë dhe qytetarët ku munden të vijnë dhe me i pa shfaqjet ose koncertet e tyre”, tha Dumoshi.

    Dumoshi së bashku me kryetarin e komunës së Obiliqt, Xhafer Gashi vizituan edhe objekte të tjera kulturore në këtë komunë.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Juristja Flutura Kusari tha se duke i përmendur me emër dhe mbiemër gjykatësit e Gjykatës Supreme që e shfuqizoi vendimin për arkat...
    Lajme15 Korrik 2025
    Sot u bë e ditur se Gjykata Supreme e ka shfuqizuar udhëzimin administrativ të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran...
    Lajme15 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditue se përgjatë gjashtë muajve të parë në Prishtinë janë shqituar 104 mijë e 324 gjoba...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka zhvilluar një takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të...
    Lajme15 Korrik 2025
    Kuvendi i Republikës së Kosovës ka dështuar sërish të konstituohet, për herë të 47-të me radhë, duke vazhduar krizën institucionale që ka...
    Lajme15 Korrik 2025
    Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar paraburgim ndaj një të dyshuari për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e...
    Lajme15 Korrik 2025
    Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka publikuar përmbledhjen mujore për muajin qershor 2025, duke nxjerrë në pah numrin e lartë të ankesave...
    Sport15 Korrik 2025
    Golden Eagle Ylli ka bërë një lëvizje të madhe në tregun e kësaj verë, duke rikthyer në skuadër basketbollistin e njohur të...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Në vitin 2024, Inspektorati Federal për Instalime të Punës së Rëndë shqyrtoi mbi 1,000 pajisje elektrike. Rezultati: një e pesta e tyre...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.