×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga e enjtja, kosovarët që shkojnë në Shqipëri, do të vetëizolohen për 7 ditë

    FrontOnline
    27 Korrik 2020

    Ka më shumë se pesë muaj prej kur qytetarët e vendit tonë po ballafaqohen me pandeminë COVID-19, derisa numri i rasteve pozitive sot ka qenë alarmues.

    Për 24 orë sipas IKSHPK-së nga 404 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, rezultuan gjithsej 276 raste pozitive.

    Kjo shtyri Qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë të paralajmërojnë edhe masa të reja të cilat pritet të hyn së shpejti në fuqi.

    Por, burime të Indeksonline mësojnë se këto janë edhe propozim – vendimet e shqyrtuara, që pritet të hyn në zbatim nga data 30 e këtij muaji.

    E një nga vendimet ka të bëj pikërisht edhe me shtetasit kosovarë të cilët do të udhëtojnë pas kësaj date në shtetin e Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

    “Prej datës 30/07/2020 të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që vijnë me risk të lartë të infeksionit (Republika e Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë) obligohen të vetëizolohen për 7 ditë në shtëpitë e tyre” është ky propozim- vendimi.

    Kujtojmë që edhe vet i pari i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një konference për media tha sot se edhe turizmi i fundjavës ka ndikuar në rritjen e numrit të rasteve të reja.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Korrik 2025
    Gjatë ditëve që po lëmë pas, më datat 14 dhe 16 Korrik 2025, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën kanë parandaluar...
    Lajme16 Korrik 2025
    Enver Hoti do të jetë kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Malishevës në zgjedhjet e 12 tetorit. Në një postim...
    Lajme16 Korrik 2025
    Vendimi i Gjykatës Speciale për shfuqizimin e udhëzimit Administrativ për arkat fiskale, s’u prit aspak mirë nga partia Vetëvendosje. Anëtarë të kësaj...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Korrik 2025
    Izraeli sulmon Sirinë, goditet selia e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Siriane. Sipas informacionit, një shpërthim i fuqishëm u dëgjua në kryeqytet,...
    Bota/Rajoni16 Korrik 2025
    Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se mbështetja për Ukrainën po perceptohet në Kiev si një sinjal për të vazhduar luftën....
    Lajme16 Korrik 2025
    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës Speciale, e cila hodhi poshtë mocionin e mbrojtjes kundër...
    Vip16 Korrik 2025
    Në një kënd të qetë të një kafeneje prishtinase, ku zakonisht zhurma e qytetit zbutet mes aromës së kafesë dhe bisedave të...
    Lajme16 Korrik 2025
    Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka reaguar ashpër pas vendimit të sotëm të Gjykatës Speciale, që refuzoi mocionin e mbrojtjes për një...
    Lajme16 Korrik 2025
    Policia ka arrestuar shtetasin e Shqipërisë, me inicialet R.M., në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Planqor të Gjakovës. Në njoftimin...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.