×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrjeti i Grave kërkon dënim meritor për dorasin e gruas në Kamenicë

    FrontOnline
    27 Korrik 2020

    Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka shprehur shqetësimin për vrasjen e një gruaje nga bashkëshorti i saj, i cili dyshohet se e vrau me shufër metalike.RrGK i bën thirrje Gjykatës Themelore që ta trajtojë rastin me kujdes dhe ta japë dënimin e merituar për dorasin.

    “RrGK u bënë thirrje institucioneve të drejtësisë, respektivisht Gjykatës Themelore të Gjilanit që është duke e trajtuar rastin, që të ketë kujdes të shtuar në trajtim të këtij rasti, dhe që dorasi të marrë dënimin e merituar, ashtu siç parashihet me ligj për kyerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës”.

    “Duke pasur për bazë gjetjet e hulumtimeve të realizuara nga RrGK, shpesh herë është vënë re se gjyqtarët, prokurorët, si dhe zyrtarët policor, gjatë trajtimit të rasteve të dhunës në familje, kanë tendencë të fajësojnë viktimën, madje edhe kur të gjitha provat dëshmojnë për dhunë me pasoja të rënda fizike dhe emocionale. Andaj, RrGK do ta monitorojë për së afërmi këtë rast, për t’u siguruar që drejtësia do të zbatohet”.

    “Për çdo dështim, nga institucionet do të kërkojmë përgjegjësi për mos efikasitet dhe pandëshkueshmëri të vrasësve të grave. Ne do të ushtrojmë presion publik në rast se nuk ndërmerren hapat e duhur ligjor”.Në kërkim të drejtësisë, RrGK thekson se do të ndërmarrë një aksion në ditët në vijim, për të cilin mediat do të njoftohen me kohë.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Korrik 2025
    Ish Sekretari në MINT, Irfan Lipovica është duke u intervistuar në Prokurorinë Speciale për çështjen e Rezervave Shtetërore. Lipovica ka nisur intervistimin...
    Lajme31 Korrik 2025
    Analisti Blerim Latifi ka reaguar ashpër ndaj aktit vandal në Prizren, ku statuja e Gjergj Kastriot Skënderbeut u ly me ngjyrë. Në...
    Lajme31 Korrik 2025
    Shoqata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së ka ftuar të gjithë shqiptarët që më 7 gusht 2025 të marrin pjesë në protestën...
    Të tjera
    Lajme31 Korrik 2025
      Mos u shqetësoni për udhëtimin, sepse Sharr Travel, kompania më e madhe dhe më e besueshme turistike në Kosovë, është gjithmonë...
    Artikull i Sponsoruar31 Korrik 2025
    Edicioni i 6-të i Festivalit të Zbritjeve ka mbërritur dhe këtë herë është më i pasur se kurrë më parë! Një nga...
    Lajme31 Korrik 2025
    Kryediplomati serb, Marko Djuric, ka filluar të ndërmarrë veprime në lidhje me arrestimin e bashkëpunëtorit të Petar Petkovic në Kosovë. Djuric ka...
    Lajme31 Korrik 2025
    Sipas të dhënave të fundit, ata po presin deri në një orë te Dheu i Bardhë, ku kolona është 800 metra, ndërsa...
    Kronika31 Korrik 2025
    Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Ferizajt janë shqiptuar gjithsej 315 gjoba për kundërvajtje në trafik, ndërsa janë konfiskuar 4...
    Sport31 Korrik 2025
    Trajneri i Shkëndijës, Jeton Beqiri, i është kundërpërgjigjur deklaratës së presidentit të FCSB-së, Gigi Becali, i cili kishte thënë se skuadra e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.