×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy vjet pa Adem Demaçin

    FrontOnline
    26 Korrik 2020

    Sot bëhen dy vjet që kur ndërroi jetë veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i njohur si Mandela i Kosovës.

    Me prejardhje nga fshati Lupq i Podujevës, Demaçi u lind më 26 shkurt 1936 në Prishtinë, ndërsa më 26 korrik të vitit 2018 ndërroi jetë. Adem Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me republikat e tjera.

    I njohur si simbol i rezistencës kombëtare, i ndjeri Adem Demaçi sot do të mbushte 84 vjet.

    Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vite me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai u quajt edhe Nelson Mandela i Evropës.

    Adem Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga viti 1990 deri në vitin 1995. Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Gjatë periudhës 1998-1999, kur mbaheshin takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së. Ishte njëkohësisht kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2005-2007).

    Sot, njerëzit e rezistencës kombëtare identifikohen me emrin e Adem Demaçit, sepse ai me punën dhe me veprën e tij, u bë simbol i unifikimit për ruajtjen e kombit shqiptar, mbi pesë dekada.

    Adem Demaçi me jetën dhe veprën e tij, u shndërrua në një personalitet të përmasave të historisë së përgjithshme njerëzore, ku bën pjesë edhe historia jonë kombëtare. Ai ka shkruar romanin “Gjarprijt e Gjakut” i cili u ndalua nga regjimi ish-komunist. Ai e pa dritën vetëm pas viteve nëntëdhjetë.

    Pasditen e 26 korrikut të vitit 2018, Demaçi ndërroi jetë. Në nderim të tij u organizuan shumë aktivitete shtetërore si dhe u mbajtën tri ditë zie në Kosovë.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Korrik 2025
    Ka përfunduar protesta paqësorë për 27 vjeçarin Agon Zejnullahu, i cili vdiq në rrethana të dyshimta në Lipjan. Në këtë protestë morën...
    Lajme12 Korrik 2025
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra thotë se moskonstituimi i Kuvendit, përveq faktit se ka lënë pa buxhet disa komuna, ka bllokuar tërësisht...
    Lajme12 Korrik 2025
    Para stacionit policor në Lipjan u zhvillua sot protestë për Agon Zejnullahun, 27-vjeçari që vdiq në orët e para të 7 korrikut....
    Të tjera
    Lajme12 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës gjatë vizitës së saj zyrtare në SHBA ka takuar edhe Ambasadoren e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Dorothy Camille...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Departamenti Amerikan i Shtetit filloi të premten shkarkimin e mbi 1300 punonjësve, si pjesë e fushatës së presidentit amerikan, Donald Trump për...
    Lajme12 Korrik 2025
    Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian Zeka, zgjerimin e aktiviteteve të kompanive kosovare në tregjet e rajonit, e sheh...
    Lajme12 Korrik 2025
    Dje, në përvjetorin e 30-të të gjenocidit në Srebrenicë, nën përkujdesjen e organizatës kulturore “Sarski Behar”, u mbajt në Prizren “Marshi i...
    Lajme12 Korrik 2025
    Presidentja Vjosa Osmani mori një pyetje mbi bllokadën aktuale në Parlamentin e Kosovës gjatë një diskutimi në Institutin Hudson në SHBA pas...
    Lajme12 Korrik 2025
    Gjatë 24 orëve në gjithë territorin e Kosovës janë shqiptuar afro 3 mijë tiketa. Policia e Kosovës njofton se shqiptoi saktësisht 2724...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.