×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçla: Përgjegjësia për keqmenaxhimin e situatës me Covid-19 bie mbi Hotin, jo Policinë

    FrontOnline
    25 Korrik 2020

    Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka adresuar kritika ndaj kryeministrit Avdullah Hot idhe kabinetit të tij qeveritar për keqmenaxhim të situatës me Covid-19.

    Sveçla përmes një statusi në Facebook ka thënë se Qeveria nuk ka as plan e as strategji, madje sipas tij duket që nuk ka as vullnet për t’i shërbyer qytetarëve dhe nuk mund të fshihet prapa hedhjes

    Ai ka shkruar se “se sa e rëndësishme është për Avdullah Hotin dhe LDK’në siguria dhe rendi, na e kanë bërë të qartë qysh në momentin kur kanë vendosur Veliun në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

    Sipas tij, deri tani, nuk është parë as mbështetja më e vogël të kësaj Qeverie ndaj Policisë së Kosovës.

    “Por përkundër mosmbështetjes, me të gjitha vështirësitë e mungesat objektive, policia ka qenë në nivel të detyrës. Dështimi për të mbrojtur shëndetin publik dhe jetën e qytetarëve, është dështim i Hotit, Zemajt dhe kabinetit të tij. Moskokçarja e kësaj Qeverie po i kushton qytetarëve me jetë. Andaj, përgjegjësia për keqmenaxhim bie mbi Hotin dhe vetëm mbi të. Kjo Qeveri koti, që nuk ka as plan e as strategji, madje duket që nuk ka as vullnet për t’i shërbyer qytetarëve, nuk mund të fshihet prapa hedhjes së fajit e baltosjes së policisë”, ka shkruar ai.

    Ai ka thënë se “Hoti përgjegjësinë duhet ta kërkojë te vetja e tij dhe ministrat e paaftë të tij”.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Korrik 2025
    Teuta, bija e Presidentit historik Ibrahim Rugova, do të martohet javën që vjen. Ajo do të kurorëzohet në Katedralën Nënë Tereza në...
    Lajme19 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy person E.H 44-vjeçar dhe S.M, 39-vjeçare për vjedhje të rëndë në një kioskë...
    Lajme19 Korrik 2025
    “Po duket që Limaj po e lyp diçka që nuk mundet pas, e Kurti po e lyp ndonjë justifikim të ri.” – Kështu...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se Kievi i ka dërguar Moskës një ofertë për të mbajtur një raund tjetër bisedimesh...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Andy Byron, drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike “Astronomer” me seli në Nju Jork, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij pasi u...
    Lajme19 Korrik 2025
    Brenda më pak se dhjetë ditësh, dy nga institucionet më të mëdha financiare ndërkombëtare – Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar –...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Policia e Shtetit zbuloi në komunën e Vorës, pjesë e Bashkisë së Tiranës, një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e skadencës së produkteve...
    Lajme19 Korrik 2025
    Partia Guxo ka prezantuar zyrtarisht kandidatin që do të jetë bartës i listës në komunën e Gjilanit, në zgjedhjet lokal të 12...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, sonte në Prizren ka prezantuar publikisht kandidatin e partisë së tij për kryetar komune. Në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.