×
  • Lajme
  • Lajme

    Moti sot në Kosovë

    FrontOnline
    25 Korrik 2020

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se masat e nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika e Veriut të ardhura mbi vendin tonë, do të mbesin të qëndrueshme, por duke u dobësuar.

    Sipas institutit, ky dobësim i këtyre masave parashihet të vij sot, pasi që do të ketë luhatje në fushat barike duke bërë që gjendja në troposferë të ndryshojë përkohësisht.

    Do të ketë vranësira jostabile të cilat parashihen të sjellin reshje shiu. Dita e shtunë parashihet të ketë më shumë reshje, duke përfshirë pjesën më të madhe të territorit dhe vende-vende do të ketë edhe zbrazje elektrike.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë Celsius.

    Indeksi UV mbetet në sinjalin e kuq që nënkupton përkujdesje nga rrezet direkt të diellit (zbato këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik që nga ora 9-17 sa më pak në kontakt me rrezet e diellit, ose të përdorim masa mbrojtëse). Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi 1-9 m/s.

    Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme18 Tetor 2024
    Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, ka publikuar fotografinë nga votimi i Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës. Në komentin e fotografisë, Molliqaj...
    Lajme18 Tetor 2024
    Ministria e Financave ka njoftuar se sot janë nënshkruar dy marrëveshje të grantit në kuadër të projektit “Energjia Efiçiente në Ndërtesat Publike...
    Lajme18 Tetor 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka zhvilluar një lojë futbolli me zëvendëskryeministrin e vendit, Besnik Bislimin. Këtë e ka bërë...
    Të tjera
    Kronika18 Tetor 2024
    Një burrë ka njoftuar policinë në Gjakovë se persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën e cila ishte e parkuar në një...
    Kronika18 Tetor 2024
    Një person ka shtënë me armë drejt një burri në Pejë, por nuk ka qëlluar. Kështu bën të ditur policia përmes raportit...
    Lajme18 Tetor 2024
    Ligji i ri për Zgjedhjet e Përgjithshme i miratuar në vitin 2023 ka bërë disa ndryshime thelbësore edhe për procesin e votimit...
    Lajme18 Tetor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka udhëtuar për vizitë zyrtare drejt SHBA-së, i shoqëruar nga shefi i Grupit Parlamentar, deputeti, Besnik Tahiri,...
    Lajme18 Tetor 2024
    Korporata Energjetike e Kosovës ka dalë me një reagim pas pamjeve që publikoi deputeti i PDK’së, Ferat Shala, i cili tha se...
    Lajme18 Tetor 2024
    Fotografitë e shujtave të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të publikuara në media lokale e në rrjete sociale, nxitën debat...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.