×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: PDK nuk beson në dialog pa prezencën e ShBA-së

    FrontOnline
    24 Korrik 2020

    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi, tha në seancën ku kryeministri Avdullah Hoti raportoi për takimet që ka pasur me palën serbe në Bruksel, se PDK nuk beson në procesin e dialogut pa prezencën e SHBA-së në tryezën e bisedimeve.

    “Ju thatë zotëri Hoti se i kemi mbrapa miqtë. Nuk jam i kënaqur, unë personalisht hiq. Nuk na duhen miqtë mbrapa por na duhen përkrah. Se a e din çfarë po më shqetëson, se SHBA-të i kemi pasur më herët përballë e tash po më duket i kemi mbrapa. Nuk është mirë. Përnjëmend nuk është mirë. Sepse nuk e kemi të qartë asnjëri prej deputetëve të Kuvendit të Kosovë se cili është roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë dialog? Ku mbet Ambasadori Grenell? A e din që e kemi hequr tash Grenellin prej diskutimit. Lajçaku tash është tema kryesore. Nuk mundeni me na thanë se tash i kemi mbrapa. Problemi është se ne nuk po i shohim që janë në dialog”, tha Krasniqi.

    Ai tha se Partia Demokratike e Kosovës nuk beson në procesin e dialogut, ku nuk janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    “Dhe unë ju them se si PDK ne absolutisht nuk besojmë në dialog, proces a çka do që ndërlidhet me Kosovën pa Amerikanët. Jo pse nuk ju besojmë evropianëve. Kemi partneritet 100 përqind dhe besojmë se pa ta nuk mund të ecet përpara. Por ky nuk është proces ose-ose qysh është mundu ish-qeveria me e proklamu. Ky është edhe-edhe. Këtu janë edhe evropianët por duhet të jenë edhe amerikanët. Nuk bënë pa ta. E nëse i kemi mbrapa e nuk i kemi përballë apo në krah, të them të drejtën jam mjaft i shqetësuar”, tha Krasniqi.

    Derisa kryeministri Avdullah Hoti deklaroi gjatë debatit se në asnjë prej takimeve që ka pasur në Bruksel asnjëherë nuk I është përmendur çështja e integritetit territorial të Kosovës, deputeti Memli Krasniqi i tha Hotit se mirë që qenka bindur se asnjëherë askush nuk ka folu për integritetin territorial, pasi siç tha Krasniqi, vet Hoti sa ishte deputet në opozitë fliste konspiracione për mundësinë e ndarjes së Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.