-->
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vdes një 3 vjeçare nga Coronavirusi në Belgjikë

    FrontOnline
    24 Korrik 2020

    Një vajzë 3-vjeçare vdiq sot nga koronavirusi në Belgjikë, duke u bërë viktma më e re e Covid e regjistruar në vend.

    Sipas autoriteteve, numri i vdekjeve në Belgjikë është në rritje: mesatarisht tre në ditë në javën e kaluar.

    Që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë, në vend totali i infeksioneve është rritur në 64.847 raste kurse numri i përgjithshëm I vdekjeve ka shkuar në 9812. Provinca e Antwerp ka numrin më të madh të rasteve të infeksionit.

    Belgjika do të zbatojë kufizime të reja për të ndaluar përhapjen e koronavirusit në vend. Kryeministrja Sophie Wilmès gjatë një konference për shtyp ditën e djeshme tha se këto masa po merren ngaqë numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm.

    Nga e shtuna më datë 25 korrik, mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme në më shumë vende publike, siç janë tregjet dhe ndërtesat publike.

    Gjithashtu ora e mbylljes së dyqaneve gjatë orarit të natës do të jetë në orën 10:00, por ora e mbylljes për kafenetë dhe baret mbetet e pandryshuar.

    Klientëve në restorante, kafene dhe bare do t’ju kërkohet të lënë një adresë e-mail ose një numër telefoni.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Korrik 2025
    Të paktën 30 persona kanë vdekur në Pekin, ndërsa Kina veriore përjeton ditë të tëra me shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje. Autoritetet...
    Bota/Rajoni29 Korrik 2025
    Një oficer policie i qytetit të Nju Jorkut është midis katër personave të vrarë në të shtëna me armë që ndodhën dje...
    Bota/Rajoni28 Korrik 2025
    Donald Trump ka akuzuar këngëtaren Beyoncé se ka marrë 11 milionë dollarë për të mbështetur Kamala Harris në një event elektoral në...
    Të tjera
    Lajme29 Korrik 2025
    Më 27 korrik ka hyrë në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ndalon çfarëdo veprimi nga deputetët deri më 8 gusht. Një...
    Lajme29 Korrik 2025
    Ka më shumë se një muaj që punëtorët e “INFRAKOS” në shenjë proteste ndalën trenat për të kërkuar atë që nuk e...
    Lajme29 Korrik 2025
    Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së janë shprehur të gatshme për riverifikimin e listës së veteranëve, derisa kanë thënë se janë...
    Bota/Rajoni29 Korrik 2025
    Një oficer policie i qytetit të Nju Jorkut është midis katër personave të vrarë në të shtëna me armë që ndodhën dje...
    Lajme29 Korrik 2025
    Operacioni i kërkimit për mërgimtarin që ra të dielën në Liqenin e Ujmanit po vazhdon ende. Ende nuk ka ndonjë gjurmë të...
    Sport28 Korrik 2025
    Sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova, po kalon ditët e tij të fundit si lojtar i Lille, pasi së shpejti pritet transferimi i tij...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.