×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Kaçanikasi tenton t’i vrasë dy persona shkaku i një kontesti pronësor

    FrontOnline
    24 Korrik 2020

    Një tentim vrasje ka ndodhur dje në Kaçanik. Një person atje ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të dy të tjerëve, por që nuk i kishte qëlluar. Rasti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një kontesti pronësor.

    Përmes raportit 24 orësh, Policia bën me dije se njëri prej personave ka pësuar lëndim në kokë pasi ishte goditë me dorëz të pistoletës nga i dyshuari dhe se ka pranuar tretman mjekësorë.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkak të një kontesti pronësor kishte gjuajtur me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovar por nuk i kishte qëlluar. Njëri prej viktimave  kishte pësuar lëndim në kokë pasi ishte goditë me dorëz të pistoletës nga i dyshuari dhe ka pranuar tretman mjekësorë”, njofton Policia.

    Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar nëntë gëzhoja të fishekëve, gjashtë të pistoletës dhe tri të pushkës, derisa nga i dyshuari janë sekuestruar një pistoletë me 34 fishekë dhe një pushkë gjuetie me 27 fishekë.

    “Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjete dhe sekuestruar 9 gëzhoja të fishekëve 6 prej tyre të pistoletës dhe tri të pushkës. Nga i dyshuari janë sekuestruar një pistoletë me 34 fishek dhe një pushkë gjuetie me 27 fishek. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.