×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: Suspendimi i politikës së jashtme të Kosovës – shkelje e deklaratës së Pavarësisë

    FrontOnline
    23 Korrik 2020

    Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se suspendimi i politikës së jashtme të Kosovës është shkelje e deklaratës së Pavarësisë.

    Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai e ka kritikuar Qeverinë Hoti për mungesë të strategjisë dhe mungesë të koordinimit në raport me dialogun me Serbinë.

    “Duhet ta kesh një dokument i cili ka qartësi se cilat tema ngriten, e cilat jo. Nuk ka platformë, nuk ka strategji dhe pasojat janë rikthimi i çështjes së të zhvendosurve që ishte mbyllur në vitin 2005”.

    “Kemi parë Qeverinë Kurti e cila e hoqi taksën, kemi parë Qeverinë Hoti që e hoqi masën e reciprocitetit me idenë se do të mbahet një takim në Uashington – kjo nuk ndodhi”.

    “Kosova u zotua se nuk do të kërkojë më njohje të reja, nuk do të kërkojë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare  – do ta suspendojë politikën e jashtme dhe unë si deputet nuk e di se cili është raporti i Kosovës me këtë temë”.

    “Ne e kemi ngritur zëshëm këtë temë në Kuvend me që unë e shoh si suspendim i politikës së jashtme të Kosovës – si shkelje e deklaratës së Pavarësisë – ku thuhet se duhet të angazhohemi për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare”.

    “Po, e kam thënë në Kuvend para se të merr rrugë dhe të shkojë në Uashington”.

    “Takimi në Bruksel, ne nuk e dimë se cilat janë zotimet e Kosovës në një proces të tillë. Është një situatë që vendi asnjëherë nuk e ka pasur në fushën e politikës së jashtme dhe kam frikë se një gjë të tillë mund ta kemi edhe në fushën e ekonomisë”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.