×
  • Lajme
  • Lajme

    Inaugurohet “Këndi i kurajos” në Kuvendin e Kosovës

    FrontOnline
    23 Korrik 2020

    Çdo punim i tyre është unik, po aq sa rrëfimet e kujtimet individuale të rreth 20 mijë grave e burrave të mbijetuar të dhunës seksuale. Forcën për t’i mbijetuar paragjykimeve të padrejta, i kanë kthyer në kurajë. E gjithë kjo forcë është shndërruar në art, e cila përfaqëson punën e grave të dhunuar mizorisht dy dekada më parë. Në secilin nga këto punime, janë “gjurmët” e gishtërinjve të këtyre grave, që tash e sa vjet kërkojnë drejtësi të mohuar.

    Këto kanë zënë vend tashmë edhe në hyrje të Kuvendit të Kosovës, ku është emërtuar edhe “Këndi i Kurajos”.

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani thotë se gratë e dhunuara seksualisht po tregohen të forta, duke mbijetuar edhe mbi paragjykimet shoqërore.

    Osmani: Të gjithë këtë forcë të tyre sot e shohim të shndërruar në art

    “Sot të gjitha këto, pra këtë forcë e shohim të shndërruar në art dhe në kreativitet përmes punës së dorës. Nga dita e parë e ardhjes sime në krye të kësaj detyre jam zotuar së bashku me gratë deputete se do të mbështesim çdo nismë që ka të bëjë me promovimin dhe avancimin e të drejtave të grave. Sepse besojmë fuqishëm që fuqizimi i grave është gur themeli më i fuqishëm dhe më i qëndrueshëm për demokracinë e vendit tonë. Në “Këndin e Kurajos”, që ne vendosëm sot në hapësirat e Kuvendit të Kosovës do të ekspozohen punimet e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë”, tha Osmani.

    Nëpërmjet këtij simboli, kryeparlamentarja Osmani thotë se tregohet forca e gruas në Kosovë, por edhe dëshminë se ato ishin subjekt i dhunës gjenocidiale.

    Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti në inaugurimin e këtij këndi, thotë se përmes këtij projekti po pasqyrohet dhimbja e të mbijetuarve të viktimave, që mbi të gjitha dokumenton krimet e bëra në Kosovë.

    Rushiti: Përmes këtyre punimeve ato bartin një pjesë të historisë së dhimbshme të Kosovës

    “Krimet që kohëve të fundit po mohohen qoftë nga fqinjët tanë apo në instanca tjera, prandaj mendojmë që përmes pasqyrimit të këtyre punimeve. Qoftë këtyre vazove, qoftë këtyre varësve, qoftë punëve tjera, apo pjesës së artit, ne mendojmë që t’i japim zë grave, jo vetëm brenda institucioneve të Kosovës, por edhe jashtë. Këto punime priten t’i shoqërojnë secilin burrështetas të Kosovës kudo që ai/ajo shkon jashtë. Në këtë mënyrë ne mendojmë që përmes këtyre punimeve ata bartin një pjesë të historisë së dhimbshme të Kosovës. Pra bartin plagën, rënkimin e mijëra grave të dhunuara gjatë luftës”, ka shtuar Rushiti.

    Këto brosha të punuara nga vetë gratë të cilat përjetuan dhunën seksuale nga paramilitarët serbë, janë parë të vendosen edhe nga figura të shquara, si Madeline Albgriht, Denis Mukëege, e Nadia Murat.

    Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi e cila kishte propozuar rezolutën për “Këndin e Kurajos”, thotë se institucionet publike duhet të jetë vendi ku kujtohet e kaluara.

    Kadaj-Bujupi: Të kujtojmë gjithë ato gra që na mundësuan që sot të jemi këtu

    “Të kujtohen gjithë ato gra e burra të cilat na mundësuan që sot ne të jemi këtu, mirëpo sidomos të krijojmë krimet e pandëshkuara të cilat ende janë plagë të hapura për secilën grua. Të cilat me punën, vullnetin, guximin, triumfojë mbi vdekjen dhe e zgjodhi jetën. Prandaj ne e quajtëm “Këndi i Kurajos”, pasi që të gjithë ju zonja gjetët kuroja, që përtej dhunë, përtej padrejtësive, përtej dhunës, përtej vuajtjeve që iu shkaktuan në të kaluarën, të bëheni bashkë dhe të organizoheni në shoqata të ndryshme, dhe të triumfoni mbi vdekjes”, ka theksuar ajo.

    Vëllai i të mbijetuarës së dhunës seksuale, Vasfijes, e cila ishte gruaja e parë që rrëfeu publikisht, thotë se secili punim bart me vete një kujtim, apo histori që dëshmon për tmerrin që përjetuan rreth 20 mijë gra e burra.

    Nafi Krasniqi përgëzon të gjitha gratë që me shumë vullnet tash e sa vjet po punojnë për të mbijetuar.

    Krasniqi: Secili punim është i veçantë, ashtu siç janë tregimet

    “Secili punim që është i ekspozuar këtu janë të veçanta, nuk janë të njëjta. Secila është e veçantë, siç janë të veçanta kujtimet apo tregimet e të mbijetuarve që kanë për ngjarjet apo për rastin që janë ballafaquar në të kaluarën. I përgëzojmë të mbijetuarit për punimet që ky kënd të merr këtë pamje, për shkak se konsiderojmë që kjo do të ndihmojë në mbijetesën dhe ekonominë e të mbijetuarve. Mirëpo është edhe një mundësi e mirë që me të vërtetë këto rrëfime siç e dinë edhe vet të mbijetuarit, mirëpo edhe të tjerët, siç janë shoqatat që merren me të mbijetuarit”, tha Krasniqi.

    “Këndi i Kurajos”, nuk do të jetë vetëm në Kuvendin e Kosovës, u premtua se i njëjti do të jetë në qeveri, presidencë e institucione tjera të nivelit lokal.

    NimiTV, dhurata ideale e fundvitit
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejen e Çabratit në përvjetorin e saj. Haradinaj ka thënë...
    Lajme07 Maj 2024
    Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Betim Reçica, dhe tre zyrtarëve tjerë Isa...
    Lajme07 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka gjetur dy kamera me solar, të cilat janë vendosur për të vëzhguar rrugët në brezin kufitar në mes...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thirrur mbledhjen e Kryesisë së partisë pas zhvillimeve të fundit në vend. Siç mëson Gazeta Express,...
    Lajme07 Maj 2024
    Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë hapa konkretë për themelimin e Asociacionit, në mënyrë...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje bizneseve që ta forcojnë edhe më tej bashkëpunimin me Qeverinë, raporton Ekonomia Online....
    Lajme07 Maj 2024
    Britania e Madhe ka thënë se e mbështet Kosovën për anëtarësim në Këshill të Evropës Në një përgjigje për KOHËN, shefi i...
    Lajme07 Maj 2024
    U mbajt sot takimi i radhës i Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, nën Kryesimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin...
    Vip07 Maj 2024
    Mariana Kondi është eliminuar nga “Ferma VIP”. Ajo foli për eksperiencën e saj brenda fermës. “Ka qenë shumë e bukur, e shkëlqyer....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.