×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pasi i mbijetoi mocionit të mosbesimit, Borisov bën ndryshime në qeveri

    FrontOnline
    23 Korrik 2020

    Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov ka larguar disa ministra, në mesin e tyre tre ministra kyçë të kabinetit të tij qeverisës.

    Ky riorganizim i qeverisë ka për synim që të qetësojë situatën, pasi për disa javë me radhë në Bullgari janë organizuar protesta kundër korrupsionit, ku protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Borisov.

    Ndryshimet në qeveri vijnë pasi ekzekutivi i udhëhequr nga Borisov, më 21 korrik i mbijetoi një mocioni të mosbesimit në parlament.

    Borisov ka shkarkuar ministrin e Financave, të Ekonomisë si dhe atë të Brendshëm. Këta tre ministra ishin përfolur se i kishin shërbyer interesave të një biznesmenit, Delyan Peevski, i cili ka në pronësi media dhe është i lidhur me partinë opozitare MRF.

    Borisov njoftoi se ka shkarkuar po ashtu edhe ministrin e Turizmit si dhe ka bërë ndryshime edhe në ministri të tjera.

    Pas një takimi me partnerët e tij të koalicionit, Borisov njoftoi se në vend të Vladislav Goranov, tani ministrin e Financave do ta udhëheqë Kiril Ananiev.

    Konstadin Angelov – që deri më tani ka qenë drejtues i spitalit më të madh në Bullgari, Spitalit Alexandrovska – është emëruar ministër i Shëndetësisë.

    Hristo Terziiski, që deri më tani ka qenë drejtor i policisë, do të zëvendësojë Mladen Marinov në postin e ministrit të Brendshëm. Ndërkaq, Lachezar Borisov ka marrë drejtimin e dikasterit të Ekonomisë.

    Borisov po ashtu ka emëruar për ministre të Turizmit, Mariana Nikolova.

    Mijëra protestues për më shumë se dy javë kanë protestuar kundër qeverisë së Borisovit, të cilën e kanë akuzuar se po favorizon oligarkë të caktuar.

    Bullgaria, anëtarja më e varfër e Bashkimit Evropian, po ashtu është anëtarja më e korruptuar në mesin e 27 vendeve të bllokut, ka vlerësuar organizata Transparency International.

    Stresi thotë se Vivien s’ka fuqi pa Getinjon, pajtohet Lugati
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Ditën e sotme (7 maj), kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme me ministrat e qeverisë dhe...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Në Shqipëri moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura, reshje lokale në zonën qëndrore. Era do të...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Dyshohet se një grua bashkë me tre fëmijet e saj, janë hedhur në ujërat...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka nxjerrë një vendim, me të cilin mundësohet kalimi nga patent shoferi i lëshuar nga institucionet jolegale...
    Lajme07 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka theksuar se ka iniciuar nëntë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit. Policia ka bërë...
    Lajme07 Maj 2024
    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se ka pasur një “takim shumë produktiv” me të dërguarin e...
    Ekonomi07 Maj 2024
    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 14 maj 2024 do të mbahet ankandi i gjashtë për vitin 2024. Në këtë...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit, Bahri Fazliu në përvjetorin e rënies. Haradinaj...
    Vip07 Maj 2024
    Rita Ora nuk ka munguar as në edicionin e radhës të ngjarjes më të madhe të modës, Met Gala. Artistja shqiptare me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.