×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas Hashim Thaçit, Ali Ahmeti ftohet në Gjykatën Speciale?

    FrontOnline
    22 Korrik 2020

    Burime jozyrtare për Express thonë se kreu i partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni të Veriut, Ali Ahmeti është ftuar në cilësinë e dëshmitarit nga Gjykata Speciale.

    Sipas lajmeve që qarkullojnë në media, Ahmeti thirrjen e ka marr para zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, por ka refuzuar të udhëtojë gjatë fushatës dhe ka dashur të shtyjë deri pas ditës së zgjedhjeve.

    Tani, kur zgjedhjet kanë kaluar, pritet që të niset për në Hagë ku do të intervistohet në Zyrën e Prokurorisë së Specializuar.

    Ahmeti, që njihet si një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po ftohet në cilësinë e dëshmitarit, por nuk mund të konfirmohet nëse dëshmia e tij ka të bëjë me rastin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, apo jo.

    Eksponentët e BDI-së ndërkaq deri në këtë moment nuk janë përgjigjur për të vërtetuar informatat e arritura në redaksinë tonë.

    Ahmeti është pyetur për Gjykatën Speciale në një intervistë në televizionin publik të Kosovës ditë më parë. Ka deklaruar se këto akuza që po vijnë – jo vetëm nga kjo gjykatë, por edhe të tjerat para saj – po u rrinë shqiptarëve si “gurë mbi qafë”.

    Nga Rubrika
    Lifestyle03 Mars 2026
    Numri më i madh i milionerëve është nga tri profesione të cilat fitojnë më së shumti: teknologjia informative, financat dhe kontabiliteti. Andaj...
    Lifestyle02 Mars 2026
    Dashi Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill Sot në marrëdhëniet tuaja mund të ndiheni më të ndjeshëm ndaj fjalëve të...
    Lifestyle28 Shkurt 2026
    Mërkuri, planeti që ngatërron mendimet dhe komunikimin, do të jetë në prapavijë nga 26 shkurti deri më 20 mars në shenjën e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po udhëtonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, njoftoi zyra e...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për, siç ka...
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.