×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Senati miraton kandidaten e debatueshme të presidentit Trump për Rezervën Federale

    FrontOnline
    22 Korrik 2020

    Komisioni i Senatit për Çështjet Bankare miratoi të martën të përzgjedhurën e Presidentit Donald Trump, znj. Judy Shelton për anëtare të bordit të guvernatorëve të Rezervës Federale, me një votim në linja partiake, duke kapërcyer pikëpyetjet e përhapura në lidhje me kualifikimet e saj për në Rezervën Federale.

    Kryetari i Komisionit, Senatori Mike Crapo, republikan nga shteti Idaho, tha se zonja Shelton e kishte siguruar atë dhe senatorët e tjerë të Partisë Republikane se ajo e pranon pavarësinë e Rezervës Federale nga pjesa tjetër e qeverisë dhe gjithashtu mbështet sigurimin e depozitave bankare – politika të pranuara gjerësisht për të cilat ajo kishte hedhur dyshim më parë.

    Crapo gjithashtu vuri në dukje komentet e zonjës Shelton gjatë një seance dëgjimore në shkurt se ajo nuk mbështet kthimin në standardin e arit, në të cilin vlera e dollarit është e lidhur me arin, edhe pse ajo e kishte mbrojtur këtë ide në të kaluarën. Në vend të kësaj, tha Senatori Crapo, zonja Shelton e konsideron standardin e arit si një temë të denjë për studim.

    “Shumë janë përpjekur të karakterizojnë pikëpamjet e saj për standardin e arit … si jashtë rrymës mbizotëruese dhe që e skualifikojnë për këtë pozicion”, tha Senatori Crapo. “Unë nuk jam plotësisht dakord me këtë karakterizim”.

    Komisioni gjithashtu votoi të mbështesë emërimin e Christopher Waller-it, drejtor i kërkimeve në Bankën Federale të Rezervave të St. Louis, për të plotësuar një vend vakant në bordin e guvernatorëve të Rezervës Federale. Zoti Waller u miratua me 18 vota pro dhe 7 kundër, me të gjithë votat kundër nga demokratët.

    Senatori Sherrod Brown nga Ohio, demokrati më i lartë në komision, tha se zonja Shelton ka lëvizur nga shumë pozicione të saj për t’ia përshtatur atyre të Presidentit Trump. Për shembull, zonja Shelton kritikoi Rezervën Federale për mbajtjen e normave afatshkurtra të interesit në gati zero nën Presidentin Barack Obama, por tani mbështet norma shumë të ulëta, siç ka kërkuar Presidenti Trump. Zonja Shelton gjithashtu ka mbështetur prej kohësh tregtinë e lirë dhe madje ka bërë thirrje për një bashkim të monedhave të Amerikës së Veriut.

    “Ajo mbante qëndrim të fortë për normat e interesit dhe kundërshtoi tarifat ndaj Kinës – por tani që Presidenti Trump nuk i pëlqen ato gjëra, në mënyrë magjike, as asaj nuk i pëlqejnë,” tha Senatori Brown.

    Pikëpamjet jo-ortodokse të zonjës Shelton dhe kredencialet e debatueshme ngjallën kundërshtim të gjerë mes ekonomistëve dhe shumë ish-zyrtarëve të Rezervës Federale. Në një editorial të gazetës Wall Street Journal në 2009, ajo shkroi: “Le të kthehemi te standardi i arit”.

    Një zëdhënës për udhëheqësin e shumicës së Senatit Mitch McConnell nuk komentoi se kur Senati i plotë do të merrte në shqyrtim emërimet e zonjës Shelton dhe zotit Waller. Votimi mund të bëhet në çdo kohë këtë vit, madje edhe pas zgjedhjeve të nëntorit/VOA.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.