×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Itali: 4-vjeçarja ”peng” i Covid-19, prej 5 muajsh rezulton pozitive

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Një 4-vjecare italiane prej 5 muajsh qendron peng i covid 19. Vogëlushja vazhdon të testohet dhe rezulton ende pozitive. Mjekët shpjegojnë se  jo të gjithë pacientët me Covid e shpërndajnë infeksionin. Ndërsa prindërit e vogëlushes këkrojnë që t’i jepet fund ankthit të tyre dhe vajza të çlirohet spese nuk përben rrezik për njerëzit.

    Një vogëlushe 4-vjeçare italiane, e infektuar me covid 19, prej 5 muajsh vazhdon të jetë në ankth për shkak të pandemisë. 120 ditë pas simptomave të koronavirusit,  ajo vazhdon të testohet dhe rezulton ende pozitive. Edhe pse bartëse e virusit, 4-vjeçarja duket se nuk e transmeton koronavirusin pasi deri më tani asnjë nga familjarët e saj nuk është infektuar.

    Më 24 Mars, vogëlushja e cila jeton në Milano bashkë me familjen, pati ethe, temperaturë të lartë dhe vështirësi në frymëmarrje. Të shqetësuar, prindërit e çuan në spital ku mjekët i siguruan se ajo nuk kishte probleme me mushkëritë dhe e nisën atë në shtëpi pa e testuar për Covid. Pasi qendroi për 14 ditë në karantinë në trupin e 4 vjeçares nisën të shfaqeshin njolla. Vetëm pas vizitës së dytë në spital ajo u testua dhe doli pozitive me infeksionin e Covid.

    Gjatë gjithë kohës që është testuar vajza ka dalë pozitive dhe kjo bëri që të nisi përiudha e gjatë e ankthit dhe stresit. Nëna e 4-vjecares kërkon që të vlerësohen edhe elementët e tjerë të gjendjes së vajzës së saj, në mënyrë që ti jepet fund karantinës së tëjzagjtur.

    “Të gjithë më kanë konfirmuar që vajza nuk është më infektuese, por askush nuk e ka marrë përgjegjësi për ta çliruar atë “. Vogëlushja mund të quhet e shëruar vetëm pasi tamponi i dytë të dalë negative.

    I pyetur për një shpjegim shkencor në lidhje me këtë çështje, shef i Mikrobiologjisë në Spitalin e Fëmijëve në Romë, Carlo Federico Perno, tha se deri më tani studimet po tregojnë se jo të gjithë pacientët me Covid e shpërndajnë infeksionit.

    KEDS njofton për punimet në rrjet, në këto vende do të ndalet rryma
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Shtator 2024
    Papa Françesku të premten e përshkroi zgjedhjen që votuesit amerikanë duhet të bëjnë në zgjedhjet presidenciale si një mes “më të voglës...
    Bota/Rajoni13 Shtator 2024
    Kërkesa e Ukrainës për të lehtësuar përdorimin e armëve të dhëna nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania do të diskutohet të premten...
    Bota/Rajoni13 Shtator 2024
    Kisha Katolike e Francës ka thënë se do të hapë të dhënat e saj mbi akuzat për abuzim seksual dhe ngacmime të...
    Të tjera
    Lajme13 Shtator 2024
    Burimet e Radios Evropa e Lirë në Bashkimin Evropian kanë thënë se presin që të martën, më 17 shtator, të zhvillohen takimet Kosovë –...
    Lajme13 Shtator 2024
    Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se janë hapur zyre të reja të kësaj partie në Viti. Abdixhiku përmes një shkrimi...
    Lajme13 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është pyetur të premten mbrëma në Beograd rreth qëndrimit të tij për Marrëveshjen e Ohrit dhe letrën...
    Sport13 Shtator 2024
    Mesfushori shqiptar Nedim Bajrami ka shprehur entuziazmin e tij për mundësinë e dhënë për ta treguar veten para tifozëve të Rangers, pasi...
    Lajme13 Shtator 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë propozuar sot dy vendime...
    Lajme13 Shtator 2024
    Një i dyshuar është identifikuar për vjedhje në Suharekë. I dyshuari është D.F. 40 vjeç nga fshati Reqan. Me datë 12.09.2024 Sektori i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.