×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Më shumë se një e katërta e britanikëve mund të refuzojnë vaksinën kundër COVID-19

    FrontOnline
    20 Korrik 2020

    Më shumë se një e katërta e britanikëve mund të refuzojnë të vaksinohen kundër COVID-19 nëse një vaksinë vihet në dispozicion, sipas gjetjeve të një studimi të ri.

    Sipas medieve të huaja, bëhet fjalë për një studim të 2.065 personave të moshës 18 vjeç e më shumë nga e gjithë Anglia, Skocia, Uellsi dhe Irlanda Veriore, i cili zbuloi se 27 për qind e njerëzve nuk do të pranonin një vaksinë menjëherë.

    Sondazhi i pyeti të anketuarit se sa do të ishin dakord me fjalinë e mëposhtme: “Unë nuk do të doja të vaksinohesha kundër coronavirusit nëse do të ishte në dispozicion një vaksinë me cilësi të lartë”.

    Sipas rezultateve, 7 për qind thanë se “pajtohen plotësisht” se nuk do të donin të vaksinoheshin, 7 për qind “ranë dakord”, dhe 13 për qind thanë se ishin “të pavendosur”.

    Një anketë e tillë vjen pasi u zbulua se Britania e Madhe kishte nënshkruar një marrëveshje për 90 milionë doza vaksinash premtuese që po zhvillohen.

    Marrëveshja e re është e ndarë nga 100 milionë dozat e vaksinës që po zhvillohen nga studiuesit e Universitetit të Oksfordit në partneritet me kompaninë farmaceutike AstraZeneca.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.