×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pse Siberia po ngrohet?

    FrontOnline
    20 Korrik 2020

    Në imagjinatën e opinionit publik, Siberia dhe rajoni arktik janë sinonime të temperaturave të acarta dhe peizazheve të akullta, por jo më.

    Kohët e fundit temperaturat e zonës veriore të Rusisë kanë arritur temperatura që zor arrihen edhe në Mesdhe, me pikun që ka kaluar 38 gradë celsius.

    Temperatura e lartë po krijon probleme të mëdha për natyrën siberiane. Zjarret janë të shumta dhe po shkatërron pyje mijëra vjeçare, ndërkohë permafrosti i  ngrirë që karakterizon atë zonë po thahet gjithmonë e më shumë, duke liruar në atmosferë sasi të mëdha dioksidi të karbonit, që atmosferës tokësore do t’i duhet vite për ta  zhdukur.

    “Këtë vit është në Siberi, vitin tjetër mund të jetë në Alaskë, ose në Skandinavi”, thonë ekspertët, që shtojnë se evente ekstreme të tilla do të jenë gjithmonë më të zakonshme në vitet në vijim.

    Ndoshta, në të ardhmen, Siberia do të shndërrohet në një atraksion të turizmit  veror, dhe nuk do të ishte një lajm i mirë për planetin.

    Temperaturat anormale të larta kanë përfshirë Siberinë Perëndimore që nga janari i vitit 2020, me majin më të nxehtë në rekord për rajonin. Shitësit e palltove të leshta dhe pronarët e vendpushimeve ku njerëzit shkojnë për ski në Rusi gjithashtu kanë numëruar humbjet e tyre.

    Pse Siberia po ngrohet?

    Siç theksohet nga Alexander Kislov, doktor i shkencave gjeografike, moti në Rusi (si në Evropë) varet nga sjellja e dy vorbullave gjigande – njëra (anticikloni) ndodhet në Azoret në Atlantik, dhe tjetra (ciklon) në rajoni i Islandës. Rezulton se intensiteti i këtyre vorbullave tenton të ndryshojë në mënyrë sinkronike.

    Dhe kur të dy janë tërbuar, “ata shkaktojnë një rrjedhë të madhe ajri të ngrohtë me lagështi” të lëvizë mbi kontinentin. Ai thotë se dimrin e kaluar vorbullat ishin veçanërisht të forta.

    Pavel Konstantinov, pedagog i vjetër në Departamentin e Meteorologjisë dhe Klimatologjisë të Universitetit Shtetëror të Moskës, i tha Russia Beyond se dimri i ngrohtë në Rusi është pasojë e shpërndarjes së presionit në hemisferën veriore këtë vit.

    Pra, sipas mendimit të tij është e gabuar të konsiderohet anomalia aktuale si një rezultat i drejtpërdrejtë i ngrohjes globale. Nuk është aq e thjeshtë. “Nuk do të thotë që të gjithë dimrat e mëvonshëm do të jenë si ky. Nuk është normalja e re”, beson Konstantinov.

    Comodita me dyshekët e saj në Panairin MOW, fiton klientë të rinj në Gjermani
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Në Shqipëri moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura, reshje lokale në zonën qëndrore. Era do të...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Dyshohet se një grua bashkë me tre fëmijet e saj, janë hedhur në ujërat...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit James O’Brien njofton se së bashku me Zëvendësin e tij Gabriel Escobar planifikojnë të takohen me Miroslav...
    Të tjera
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit James O’Brien njofton se së bashku me Zëvendësin e tij Gabriel Escobar planifikojnë të takohen me Miroslav...
    Lajme06 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Jose Raúl Mulino për zgjedhjen si presidenti i Panamasë. Ajo ka uruar që të...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar më parë në platformën “X”, për takimin që ka pasur me ambasadorët e Francës, Britanisë...
    Sport06 Maj 2024
    Rubin Kazani ka luajtur në udhëtim ndaj CSKA Moskës në ndeshjen e cila ishte e vlefshme për xhiron e 27-të në elitën...
    Sport06 Maj 2024
    Barcelona do të mbështetet tek numri i shitjeve që do të bëjnë në verë për të ditur se çfarë përforcimesh mund të...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një takim me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it: SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe Francës,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.