×
  • Lajme
  • Lajme

    Një serb i infektuar me koronavirus trajtohet në QKUK

    FrontOnline
    19 Korrik 2020

    Në Qendrën e Klinikës Universitare të Kosovës po trajtohen mbi 500 pacientë të cilët disa janë të konfirmuar me COVID-19, ndërsa disa të tjerë po dyshohen se janë të prekur nga ky virus.

    Anipse pacientët e infektuar me koronavirus në komunat me shumicë serbe në Kosovë rëndom trajtoheshin në Serbi, javën e kaluar një pacient i nacionalitetit serb u trajtua në QKUK.

    Këtë e ka bërë të ditur  ushtruesi i detyrës së SHSKUK-së, Valbon Krasniqi.

    “Javën e kaluar ka qenë edhe një qytetar i nacionalitetit serb duke u trajtuar”, tha Krasniqi.

    Përderisa bëri të ditur se çdo person që në momentin e sëmundjes gjendet në Kosovë, do të marrë trajtim shëndetësor.

    “Çdo qytetar, banor i Kosovës dhe që në momentin e sëmundjes qëllon në Kosovë, ata do të marrin trajtime kudo që janë”, tha Krasniqi.

    Në total, në klinikat e QKUK-së dhe në spitale rajonale po trajtohen 509 pacientë, 300 prej të konfirmuar me koronavirus.

    Në klinikat e QKUK-së po trajtohen 233 pacientë. 101 nga ta po marrin trajtim në Klinikën Infektive.

    Aktualisht, 14 të infektuar me koronavirus në gjithë vendin janë në gjendje më të rëndë, pasi që janë në respiratorë, 8 prej tyre janë në Klinikën Infektive, ndërsa 6 në spitalet rajonale raporton Gazeta Sinjali.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Lajme04 Mars 2026
    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne. Seanca do të mbahet në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Seanca...
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.