×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Selimi: Bashkatdhetarët tanë, zë i fuqishëm i Kosovës

    FrontOnline
    17 Korrik 2020

    Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi me rastin e vizitës zyrtare në Bruksel, ka takuar bashkatdhetarët shqiptar të cilët jetojnë dhe veprojnë në mërgatë me qëllim për të bashkëbiseduar dhe për t’i informuar për veprimet dhe situatën aktuale në Kosovë.

    Ministri Selimi nga afër ka dëgjuar sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen mërgimtarët shqiptar dhe njëherit iu është përgjigjur edhe interesimit të tyre të madh për të ditur më shumë rreth ngjarjeve të cilat po zhvillohen në vend.

    Selimi theksoi se ndihet krenar me të gjithë bashkatdhetarët tanë, duke vlerësuar lartë kontributin e dhënë ndër vite për atdheun si dhe ka përshëndetur investimin që kanë bërë për fëmijët e tyre të cilët përherë e më shumë janë duke u integruar në pozitat më të mira në shtetet ku jetojnë dhe ka falënderuar të gjithë ata të cilët sot Kosovën e shohin si vend për tu kthyer dhe kontribuar me potencialin dhe përvojat e tyre më të mira. “Bashkatdhetarët tanë kanë qenë zë i fuqishëm i Kosovës në momentet më vendimtare, forcë kyçe e ekonomisë sonë dhe referencë e përhershme e atdhedashurisë” tha Selimi.

    Ministri gjatë takimit i ka njoftuar të pranishmit me hapat të cilat po i ndërmarr Qeveria e Kosovës për diasporën me qëllim për të mundësuar një angazhim më të madh të shqiptarëve jashtë vendit në institucionet e Kosovës.

    “Përfshirja e të rinjve dhe angazhimi i tyre në institucionet e Republikës së Kosovës është hap thelbësor dhe shumë i rëndësishëm për vendin tonë meqenëse këta të rinjë sjellin përvojat më të mira nga shtetet më të zhvilluara dhe njëherit mundësojnë që të kemi një koordinim më të madh në mes të shqiptarëve të cilët jetojnë jashtë vendit” tha Selimi.

    Bashkëpunimi dhe koordinimi, sipas ministrit, janë dy elemente kyçe të stabilitetit dhe suksesit tonë si shqiptar kudo që jemi. Lidhjen të cilën e kemi krijuar ndër vite, sot është e pashkëputshme, prandaj edhe jemi në pozitë shumë më të avancuar.

    Ministri Selimi shfrytëzoi rastin për të përshëndetur marrëveshjen e arritur në mes të partive shqiptare në Luginë për të qeverisur Bujanocin, duke e parë si të arritur shumë të rëndësishme për shqiptarët atje. Ndërkohë, në Maqedoni, tha Selimi, sot kemi më shumë deputetë shqiptar se asnjëherë më parë, derisa në Kosovë pavarësisht dallimeve politike që mund të kemi, qëllimet i kemi të përbashkëta dhe si të tilla edhe do t’i jetësojmë.

    Ministri Selimi në bashkëbisedim me bashkatdhetarët, i ka njoftuar edhe për punën dhe angazhimet e tij si Ministër i Drejtësisë, reformat të cilat janë duke i ndërmarr si dhe proceset tjera të rëndësishme të cilat synon t’i përfundon gjatë mandatit të tij.

    Poashtu, në takim me përfaqësuesit e Organizatës Studentore “Vlera” ministri Selimi u pajtua për realizmin e një Memorandum Mirëkuptimi për mundësimin e kryerjes së praktikës për të rinjtë tanë në përendim në Ministrinë e Drejtësisë.

    Takimi me shqiptarët në Belgjikë mbetet frymëzim dhe përgjegjësi për tu angazhuar edhe më shumë që Kosovën ta bëjmë vendin të cilin e dëshiron çdo shqiptar. Dhe jo shumë larg nga ky moment, tha Selimi, Kosova do të jetë vend i mundësive dhe perspektivës për të gjithë qytetarët e saj.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.