×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ja si u festua me armë zjarri fitorja e BDI-së në Kumanovë (Video)

    FrontOnline
    16 Korrik 2020

    Mbrëmë pas mbylljes së vendvotimeve, militantët partiak ia mësynë shtabeve të partive. Të gjithë festuan vetëm nga rezultatet preliminare. Por militantët e BDI-së vazhduan traditën duke festuar me armë zjarri.

    Nga pamjet amatore shihet se të shtëna me automatikë AK-47 u shkrepën në Kumanovë para shtabit të partisë në mes të turmës së njerëzve. Por, nga SPB Kumanovë thonë se nuk ka pasur denoncime. Njëjtë ndodhi edhe në Çair dhe Tetovë. Nga MPB shprehen se në Shkup dhe Tetovës kanë proceduar rastet.
    “Në SPB Shkup mbrëmë ndërmjet orës 21:15-23:00 janë denoncuar dy raste me të shtëna armësh rafalë në Sheshin ‘Skënderbeu’ dhe në lokacionin e ‘Dyqangjikut’. Ndërkaq, në SPB Tetovë përveç fishekzjarrëve është raportuar edhe për të shtëna me armë zjarri, për të cilat policia po heton rastet -thonë nga Ministria e Brendshme”.
    Ekspertë e sigurisë kërkojnë përgjegjësi nga krerët e partive politike dhe nga forcat e rendit.
    “Duhet të paguaj edhe personi përgjegjës i partisë, do të thotë kreu i partisë sepse ata janë organizatorë. Nëse ka kamera dhe vendi i ngjarjes është në video-mbikëqyrje ku mbahet tubimi publik, prokuroria duhet të ngrit hetim për të gjendjen veprën sepse është vepër penale. Përdorim i paautorizuar i armëve të zjarrit në tubime publike. Praktika tregon se ne kemi pasur shumë raste të plagosur apo të vrarë nga plumbat qorr – u shpreh Lubomir Gjurqevski, ekspert i sigurisë”.
    Sipas Nenit 396 të Kodit Penal, armëmbajtja pa leje dënohet deri me 3 vjet burg dhe në rastet kur armët janë luftarake, për të cilat nuk jepet asnjë lloj leje, dënimet arrijnë deri në 10 vjet burg. Festë të tillë ka pasur edhe në ciklet tjera zgjedhore, por asnjë nga rastet deri më tani nuk është zbardhur. (Alsat M)

     

    Pompa e derivateve me çmimet më të lira në Kosovë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Maj 2024
    Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm, Farhan Haq ka përsëritur se të gjitha pikat kufitare për në Gaza duhet të rihapen për ndihma...
    Bota/Rajoni16 Maj 2024
    Ministrat e financave të G7 po përgatiten të mbështesin një plan të BE-së për të përdorur fitimet nga asetet e ngrira ruse...
    Bota/Rajoni16 Maj 2024
    “E vrava dhe nuk pendohem”, kjo është deklarata që ka dhënë për policinë 50-vjeçari shqiptar që masakroi për vdekje gruan e tij,...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2024
    Situata rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, po ndryshon nga ora në orë. Nuk është shumë e qartë se çfarë...
    Lajme16 Maj 2024
    Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të enjten vonë se e ka “të pamundur” ta vlerësojë tani për tani një propozim të Qeverisë...
    Lajme16 Maj 2024
    Sipas analistit Dukagjin Gorani në darkën Albin Kurti – Memli Krasniqi, u diskutua për pazare. Ai ka dyshime se aty është biseduar...
    Lajme16 Maj 2024
    Shpend Ahmeti është tallur me letrat që qeveritarët ia kanë dërguar ndërkombëtarëve. Ai ka thënë në “Pressing” të T7 se nëse do...
    Lajme16 Maj 2024
    Ish deputeti i Nisma-s, Bilall Sherifi ka shkruar për letrën e Gërvallës drejtuar Asamblesë Parlamentare ku thuhet se Qeveria po punon për...
    Bota/Rajoni16 Maj 2024
    “E vrava dhe nuk pendohem”, kjo është deklarata që ka dhënë për policinë 50-vjeçari shqiptar që masakroi për vdekje gruan e tij,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.