Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit përmes një deklarate bën të ditur se në linjën kufitare në rajonin Tovuz është rrëzuar një fluturake pa pilot e tipit X-55.
Ushtria e Azerbajxhanit ka rrëzuar një fluturake pa pilot të Armenisë (UAV) në linjën kuftare midis dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit përmes një deklarate bën të ditur se në linjën kufitare në rajonin Tovuz është rrëzuar një fluturake pa pilot e tipit X-55, duke shtuar se droni kryente fluturime vëzhguese mbi pozicionet azere.
Ministria azere e Mbrojtjes publikoi fotot e dronit të rrëzuar.
Nga ana tjetër ushtria armene sot në mëngjes kreu sulme të reja mbi pozitat e ushtrisë azere duke goditur edhe zona të banuara në rripin kufitar me Azerbajxhanin.
Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit njoftoi se forcat armene mëngjesin e sotëm kryen sulme të reja në rajonin azer Tovuz. Në deklaratë potencohet se janë granatuar fshatrat azere, Agdam, Donda Kucsu dhe Vahitli.
Ushtria armene edhe të dielën kreu sulme mbi pozicionet e ushtrisë azere në Tovuz. Gjatë përleshjeve humbën jetën katër ushtarë azerë dhe katër të tjerë u plagosën. Ndërkohë kanë vazhduar tensionet me shpeshtimin e shkëmbimit të zjarrit ku jetën humbën shtatë ushtarë azerë në mesin e të cilëve edhe një gjeneral brigade.