×
  • Lajme
  • Lajme

    IKSHPK tha se dje në Deçan u konfirmuan dy raste me COVID-19, në komunë thonë se zyrtarisht u njoftuan vetëm për një rast

    FrontOnline
    16 Korrik 2020

    Testimi i personave të dyshimtë për coronavirus dhe publikimi i rezultateve nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, është duke u kritikuar nga qytetarët por edhe nga disa prej komunave.

    Së fundmi lidhur me rezultatin e personave të infektuar me COVID-19 për datën 14.07.2020 të publikuara nga IKSHPK-ja për komunën e Deçanit siç duket ka pasur ngatërresa.

    Instituti dje njoftoi se nga mostrat e marra për datën 14 korrik 2020 në komunën e Deçanit kanë rezultuar pozitiv dy persona.

    Mirëpo për dallim nga ky njoftim i IKSHPK-së, kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj përmes një njoftimi në Facebook, ka shkruajt se nga IKSHPK janë njoftuar për një rast të infektuar me COVID-19.

    “Nga IKShP u njoftuam që sot e kemi edhe një person të infektuar nga #COVID19 në Komunën e Deçanit. Kurse numri total i të infektuarve me virusin #COVID19 në komunën tonë ka arritur në 12. Rritja e numrit të rasteve dhe shpejtësia e shpërndarjes së virusit SARS-CoV-2, është tregues se duhet të jemi më të kujdesshëm në respektimin e udhëzimeve sepse numri i të prekurve është më i madh se i të identifikuarve” ka shkruar Ramosaj.

    Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit...
    Lajme04 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve ka reaguar sërish ndaj deputetit Dimal Basha, pasi që ky i fundit nuk pranoi të ketë intimiduar gazetaren e...
    Lajme04 Maj 2024
    Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.