×
  • Lajme
  • Lajme

    126 raste aktive me Covid-19 në Gjilan

    FrontOnline
    15 Korrik 2020

    Komiteti i Gjilanit për parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin e radhës vlerësues për situatën e përballjen me pandeminë.

    Sipas komunikatës komunale, nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, i cili tash e katër muaj po udhëheq me operacionet, ka njoftuar se janë edhe 2 raste të reja pozitive me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 290, 159 janë shëruar, 126 raste janë aktive, derisa 5 persona kanë vdekur.

    “Më lejoni ta shprehim shqetësimin tonë rreth vonesave në në përpunimin e rezultateve. Pritja e gjatë për rezultate për Komitetin e Gjilanin është e pakuptimtë. Apeloj publikisht tek IKSHP që mos i vonojnë rezultatet e testeve sepse njerëzit janë në vetizolim. Nuk është në rregull që qytetari të pres një javë për rezultat”, ka thënë Ismajli.

    Drejtori Klinik i Spitalit të Përgjithshëm, anesteziologu i njohur Dr. Ukshin Ismaili, ka njoftuar se pas përpos shërbimit të Infektivës dhe Pulmologjisë, nga dje kanë bërë edhe hapin për të mirën e pacientëve, duke e liruar edhe repartin e Neurologjisë për trajtimin e pacientëve eventual.

    “Tashmë janë në dispozicion 61 shtretër në shërbim të pacientëve për COVID-19, ndërkohë që 20 prej tyre janë të pajisur me oksigjenoterapi. Për momentin I kemi 47 pacientë të shtrirë, 20 janë pozitivë me Covid-19 dhe 27 po i presin rezultatet e testeve. Gjendja e tyre është stabile dhe nuk kanë ndonjë shqetësim të madh”, ka thënë dr. Ukshin Ismajli.

    Për gjendjen e sigurisë në Gjilan ka folur komandanti i Stacionit Policor, major Alban Ramushi, i cili ka thënë se është e qetë dhe stabile.

    “Prej dje jemi duke punuar me orar shtesë prej 12 orëve. Kemi marrë oficerë shtesë prej Drejtorisë Rajonale dhe drejtorive të specializuar dhe personeli i oficerëve është rritur mjaftueshëm. Apelojmë që të mos e mbani maskën për imazh, por në mënyrën e duhur sepse në këtë mënyrë, ju e mbroni vetën, familjen e qytetin tuaj”, ka deklaruar Ramushi./KP/

    Nga Rubrika
    Lajme30 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot zyrtarisht do ta pranojë Raportin e Progresit. Këtë e ka bërë të ditur vet ai gjatë...
    Lajme30 Tetor 2024
    Shemsi Jashari, aktivist i shoqërisë civile, ka thënë se Komunës së Podujevës iu është djegur serveri që mbanë të dhënat e administrates...
    Lajme30 Tetor 2024
    Ish/ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për rritje pagash në sektorit publik për 55 euro. Bajrami ka...
    Të tjera
    Lajme29 Tetor 2024
    Komandanti i ri i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani, në një intervistë për Radio K4, ka thënë se siguria në Kosovë është përmirësuar...
    Vip29 Tetor 2024
    Banori i fundit që iu bashkua shtëpisë së Big Brother Vip Kosova 3, Xuxi ka fjetur në oborrin e shtëpisë. Përkundër që...
    Vip29 Tetor 2024
    Bay T ka kaluar kohë më të gjatë me Drilonin pasditen e sotme në shtëpinë më të famshme në vend, Big Brother...
    Vip29 Tetor 2024
    Banoret e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova 3, kanë diskutuar për marrëdhëniet intime. Në pyetjen për ‘vendi...
    Sport29 Tetor 2024
    Napoli ka arritur ta mposht Milanin me rezultat 2-0 në “San Siro”, duke vazhduar si lider në Serie A. Amir Rrahmani luajti...
    Lajme29 Tetor 2024
    Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj e sheh të pamundur një koalicion qeverisës mes PDK-së dhe LVV-së pas zgjedhjeve të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.