×
  • Lajme
  • Lajme

    Vogel nuk pret ndonjë marrëveshje në takimin e nesërm Kosovë-Serbi

    FrontOnline
    15 Korrik 2020

    Toby Vogel, bashkëthemelues dhe bashkëpunëtor i Këshillit për Politikën e Demokratizimit nga Berlini, nuk pret ndonjë marrëveshje konkrete në takimin e nesërm të delegacionit të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

    Ai i tha portalit Kosovo Online se më e mira që mund të pritet nga ai takim është që të dyja palët të angazhohen përsëri për parimet bazë të dialogut, të cilat u vendosën në vitin 2011.

    Vogel tha se Washingtoni mund të përpiqet të organizojë një takim përsëri para nëntorit, por se përpjekja e tyre për të sabotuar dialogun i ra përtokë, për këtë arsye sipas tij  do të ishte e mençur të qëndrojnë plotësisht prapa dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian, transmeton Klan Kosova.

    “Sigurisht, kjo do të nënkuptojë gjithashtu se Bashkimi Evropian më në fund e merr seriozisht detyrimin e tij, për shembull, siç është heqja e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, tha Vogel.

    I pyetur se çfarë duhet t`i ofrojë BE palëve që të bien  dakord për një marrëveshje, Vogel tha se retorika e Brukselit është se BE ofron një perspektivë të prekshme të anëtarësimit për të dyja palët dhe se ky është nxitja kryesore për të arritur një marrëveshje.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.