×
  • Lajme
  • Lajme

    Pezullimi i vendimeve të Konjufcës, ministrja Haradinaj ftohet të raportojë në komision

    FrontOnline
    15 Korrik 2020

    Pas rreth dy muajve në krye të diplomacisë kosovare, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza-Haradinaj-Stublla pritet të raportojë në Komisionin për Punë të Jashtme për punën e bërë dhe pezullimin e disa prej vendimeve të ish-ministrit Konjufca për shërbimin e jashtëm.

    Këta të fundit gjatë mbledhjes së sotme e ftuan kryediplomaten për raportim, ndërkaq shqyrtuan shkresën drejtuar vendeve të BE-së dhe SHBA-së për liberalizim të vizave për Kosovën. Aty është lënë në vullnetin e kryetares të komisionit, Time Kadriaj që të procedojë tutje me këtë shkresë.

    E vet, deputetja Kadrijaj thotë se shkresa është harmonizuar në një grup punues dhe në parim janë pajtuar të gjithë deputetët pjesëmarrës.

    “Shumica e shkresave është hartuar dhe ka qenë kërkesë e imja është trajtuar në komisionin parlamentar është votuar dhe është formuar një grup punues. Ai grup punues e ka harmonizuar atë shkresë dhe ketë shkresë e kemi lanësuar në e-mailin e deputetëve të komisionit parlamentar dhe në parim janë pajtuar të gjithë…0:25 nga ministrat e Punëve të Jashtme të kërkohet përkrahje për liberalizmin e vizave sepse Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret”, tha ai.

    Por, anëtari tjetër i komisionit nga radhët e LVV-së, Gazemd Gjyshinca u shpreh se nuk kanë marrë pjesë në formimin e kësaj shkrese, pasi sipas tij kanë parë një lloj devijimi nga prioritetet e vet punës së komisionit.

    Gjyshinca: Kemi parë si një lloj devijimi nga ajo që duhet të ishte prioritet në punën e komisionit

    Video:

    “Ne si anëtarë të komisionit për Punë të Jashtme që nga fillimi nuk kemi marrë pjesë në grupin punës që e ka hartuar këtë shkresë. E kemi parë si një lloj devijimi nga ajo që duhet të ishte më prioritete në punën e komisionit. E dyta e konsiderojmë se tashmë kushtet janë plotësuar nga ana e Kosovës dhe ky proces ka shkuar tutje… komisioni ka vendosur sot dhe është lënë në vullnetin e kryetares që të dërgojë këtë shkresë, ky ka qenë verdikti sa i përket kësaj shkrese”, tha ai.

    Krahas kësaj pike, kryetarja e komisionit për Punë të Jashtme bëri të ditur se në mbledhje e radhës do të presin për raportim, ministren Haradinaj-Stublla.

    “Në mbledhjen e radhës sot do t’i drejtohem ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës që të vijë dhe të raportojë në komision”, u shpreh ajo.

    Ministrja Haradinaj-Stublla ditë më parë ka pezulluar vendimin për kthim të disa diplomatëve të nënshkruar nga ish-ministri Konjufca. Kurse për shkak të infektimit me virusin korona dy deputetët e LDK-së, Arben Gashi dhe Kujtim Shala, nuk ishin pjesë e mbledhjes së këtij komisioni.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Lidhur me kërkesat e Francës dhe Gjermanisë, kryeministri kosovar ka qenë në dijeni, thotë ish-zv. ministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha....
    Lajme02 Maj 2024
    Nga aleatët po kërkohet që draft-statuti i Asociacionit të shkojë në Gjykatën Kushtetuese dhe të merren hapa konkret me kusht që Kosova...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë së bashku me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi dhe ministrat e udhëheqësit e institucioneve e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Një 26-vjeçare dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i banesës ku banon, në rrugën “Selaudin Bekteshi”, në Tiranë. E reja...
    Lajme01 Maj 2024
    Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës. Prokuroria ka bërë të ditur se ngjarja ka...
    Lajme01 Maj 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje shiu, lokalisht...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zv.kryeministrin Besnik Bislimin dhe ministat e udhëheqësit e institucioneve dhe dikastereve relevante nesër, e enjte,...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Universiteti i Kalifornisë anuloi mësimet të mërkurën dhe u bëri thirrje njerëzve të shmangin zonën ku një natë më parë pati përleshje...
    Lajme01 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nesër në orën 12:00 merr pjesë në Akademinë Përkujtimore në përvjetorin e Masakrës së Studimes në Vushtrri....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.