×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Përleshje vdekjeprurëse në kufirin Azerbajxhan-Armeni

    FrontOnline
    15 Korrik 2020

    Shtatë ushtarë të Azerbajxhanit, përfshirë një gjeneral, dhe katër ushtarë të Armenisë u vranë në përleshjet e fundit kufitare me artileri të rëndë.

    Dy vendet fqinje, që kanë zhvilluar një luftë në vitet 1990 për kontrollin e rajonit të Nagorno Karabakut, e fajësuan njëra-tjetrën për nisjen e përleshjeve që zgjasin tash e tre ditë.

    Në total, 16 njerëz janë vrarë prejse ka nisur shkëmbimi i zjarrit në pjesën veriore të kufirit.

    Dy vendet kanë qenë të bllokuara në konfliktin mbi rajonin e shkëputur të Azerbajxhanit, Nagorno Karabak, për vite me radhë.

    Por, përplasjet e fundit janë larg Nagorno Karabakut dhe direkt midis dy vendeve – gjë që ndodh rrallë.

    Presidenti i Azebajxhanit, Ilham Aliyev, tha se “udhëheqja politike dhe ushtarake e Armenisë do ta mbajë gjithë përgjegjësinë për provokimin”.

    Kryeministri armen, Nikol Pashianin, e akuzoi Azerbajxhanin për “provokime” dhe tha se ato nuk do të kalojnë pa përgjigje.

    Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë bërë thirrje për përmbajtje.

    Përplasjet vijnë disa ditë pasi Aliyev ka ngritur mundësinë e një lufte të re me Armeninë dhe ka dënuar bisedimet e ngecura për paqe.

    Më 7 korrik, ai ka kërcënuar se do të tërhiqet nga negociatat “nëse ato nuk japin rezultate”.

    Aliyev nuk ka dhënë më shumë detaje.

    Nagorno Karabaku, i banuar me shumicë armene, ka shpallur pavarësinë nga Azerbajxhani në mes të luftës së viteve 1988-1994, e cila ka marrë mbi 30,000 jetë njerëzish.

    Që nga viti 1994, ai është nën kontrollon e forcave etnike armene, që Azerbajxhani thotë se përfshijnë trupat e furnizuara nga Armenia.

    Pretendimi i rajonit për pavarësi nuk është njohur nga asnjë vend.

    Negociatat që përfshijnë Grupin e Minskut të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, të bashkëkryesuar nga Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Franca, kanë ndihmuar për të krijuar një armëpushim në rajon, i cili nuk respektohet gjithmonë, por kanë dështuar të prodhojnë zgjidhje të qëndrueshme të konfliktit.

    Vedat Bajrami banori më i ri në Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se nga 12 maji do të nisë turin e takimeve me diasporën shqiptarë...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell ka deklaruar se urdhrat e Izraelit për evakuimin...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Qyteti i Shkodrës gjatë ditës së djeshme është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku Alma Arazi bashkë me tre fëmijët e...
    Të tjera
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar Luan Haradinajn, në 27-vjetorin e rënies së tij heroike. Përmes një postimi në Facebook, Kurti...
    Lajme06 Maj 2024
    Familjarë të dëshmorëve e qytetarë, që të hënën kishin adhur për homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan, me rastin e...
    Ekonomi06 Maj 2024
    Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, derisa sa ka folur për situatën ekonomike në vendin tonë ka theksuar se...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kujtuar në përvjetorin e 27-të rënies heroin Luan Haradinaj. Ai, me anë të një postimi në...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Qyteti i Shkodrës gjatë ditës së djeshme është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku Alma Arazi bashkë me tre fëmijët e...
    Lajme06 Maj 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se është takuar me homologun e tij polak, Władysław Kosiniak- Kamysz, në margjinat...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.