×
  • Lajme
  • Lajme

    Intervistimi i presidentit Thaçi nga Dhomat e Specializuara do të vazhdojë edhe nesër

    FrontOnline
    14 Korrik 2020

    Rreth 6 orë ka zgjatur intervistimi i presidentit Hashim Thaçi nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

    Intervistimi për të dytën ditë me radhë ka përfunduar rreth orës 19:00, ndërsa presidenti ka dalë nga objekti i Gjykatës Speciale dhe nuk është prononcuar për media.

    Bëhet e ditur se intervistimi i Thaçit do të vazhdojë edhe nesër në orën 13:00.

    Gjashtë orë dje dhe gjashtë orë të tjera sot Thaçi është intervistuar në Hagë, pas propozim-aktakuzës kinse për krime lufte gjatë viteve 1998-1999.

    Ndërkaq, para se të niste intervistimin të hënën, presidenti i Kosovës deklaroi se është i bindur se nga kjo sfidë do të dalë i suksesshëm, ndërsa aktakuzën për krime lufte e cilësoi si “çmim për lirinë”.

    Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se më 24 prill ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë./KP/

    Importuesi nga SHBA-ja: Devolli Corporation me standarde amerikane
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit...
    Lajme04 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve ka reaguar sërish ndaj deputetit Dimal Basha, pasi që ky i fundit nuk pranoi të ketë intimiduar gazetaren e...
    Lajme04 Maj 2024
    Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.