Pjesë të mëdha të Kinës Jugore janë vërshuar për shkak të reshjeve të mëdha, duke prekur afro 34 milionë njerëz, ndërkohë që meteorologët parashikojnë edhe më shumë shi, raportuan mediat kineze të dielën.
Mediat kineze kanë raportuar se nivelet e ujit në provincën Guangxi në lumin Rong u rritën për 5.04 metra, për shkak të shirave të dendura që nga e shtuna në mëngjes, shkruan Al Jazeera.
Rrjetet televizive gjithashtu kanë raportuar se autoritetet në provincën jugore Jiangxi po presin përmbytje nga liqeni më i madh i Kinës, i quajtur Poyang.
Niveli i ujit në këtë liqen u rrit për 22.65 metra të shtunën. Kjo e tejkaloi rekordin e vitit 1998 dhe u ngrit përtej nivelit alarmant që është i caktuar për maksimum 19.5 metra, transmeton KOHA.
Vërshimet kanë prekur afro 5.2 milionë njerëz në provincën Jiangxi, me 432,000 njerëz të evakuuar nga shtëpitë e tyre.