×
  • Lajme
  • Lajme

    Takimi virtual Hoti-Vuçiq, nis në ora 10:00

    FrontOnline
    12 Korrik 2020

    Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS), e ka publikuar agjendën e plotë të takimit që pritet të mbahet sot në mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.Ky video-takim, sipas njoftimit të EEAS, pritet të fillojë në ora 10:00.

    “Dialogu Beograd-Prishtinë i lehtësuar nga Bashkimi Evropian do të rifillojë në Bruksel në formën e videokonferencës. Do të jetë takimi i parë i nivelit të lartë i Dialogut që nga viti 2018 dhe do të pasohet nga një takim personal i nivelit të lartë në Bruksel të enjten më 16 korrik”, thuhet në njoftim.

    Në takim gjithashtu do të marrin pjesë edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borrel, dhe Emisari Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

    “Diskutimi të dielën do të zhvillohet nga Brukseli nga Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell dhe i shoqëruar nga Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq do të bashkohet nga distanca nga Beogradi dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nga Prishtina”.

    “Takimi është planifikuar të fillojë në orën 10:00. Mbulimi me fotografi dhe video do të sigurohet nga EEAS dhe do të transmetohet në Këshillin e BE dhe kanalet EbS”, thuhet në fund.

    Festo Bajramin me ofertën All Inclusive të Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme17 Maj 2024
    Forca e Sigurisë së Kosovës ka publikuar fotografi nga ushtrimet “Efes 24” që po mbahen në Izmir të Turqisë. Ata njoftuan se...
    Lajme17 Maj 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu – Shoshi, ka thënë se ka krisje të raporteve në mes të Qeverisë...
    Lajme17 Maj 2024
    Gjykata e Apelit ka marrë vendim me të cilin Enver Sekiraqën e ka kthyer nën masën e paraburgimit lidhur me rastin e...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2024
    Kryediplomatja gjermane, Analena Baerbock, i ka bërë sot edhe një herë thirrje Kosovës që të plotësojë kushtet sa më shpejt që të...
    Lajme17 Maj 2024
    Përfaqësuesi i personave me nevoja të veçanta, Gentrit Zeqiri, kërkoi që t’iu sigurohet transporti atyre që ai i përfaqëson, duke marrë parasysh...
    Kronika17 Maj 2024
    Një person është arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës, pasi i njëjti dyshohet se është përfshirë në vrasjen në tentativë në Ferizaj...
    Vip17 Maj 2024
    Milot Llalloshi ditët e fundit po kalon me familjen e tij. Një nga udhëtimet e tyre ishte dhe Italia, ata vizituan Kullën...
    Lajme17 Maj 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka thënë se nga mospranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, përfiton vetëm Rusia dhe...
    Lajme17 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës sot e ka lansuar platformën E-Komunat në kuadër të platformës E-Kosova. Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se shërbimet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.