×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhavit Ukaj nuk e kishte sefte mbrëmë, ishte përplasur me një grua edhe sa ishte asamblist në Komunën e Prizrenit

    FrontOnline
    11 Korrik 2020

    Arsye për ndërprerjen e seancës së Kuvendit të Kosovës të premten ishte një veprim i deputetit të LDK-së, Xhavit Ukajt i cili iu vërsul kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit.

    E gjithë kjo pasi Osmani nuk i dha fjalën deputetit Ukaj.

    “A po ulesh edhe mos bërtit, sepse jeni ju që më së shumti e keni përdorë për 52 ditë fjalën paranojak, ulu ose kërkoj prej sigurimit me të qitë jashtë”, i ka thënë Osmani, Ukajt.

    E Ukaj si kundërpërgjigje për këtë iu vërsul Osmanit e cila ishte duke udhëhequr seancën e Kuvendit të cilën e ndërpreu menjëherë pas këtij incidenti.

    Mirëpo ky nuk është skandali i parë në të cilin është përfshirë tanimë deputeti i LDK-së.

    Një përplasje të tillë ai pati edhe vitin e kaluar me asamblisten e partisë së tij në Prizren, Sadije Osaj Jakupi.

    Asmablistja e LDK-së e ka pranuar se kishte pasur një incident të njëjte me Xhavit Ukajn i cili po ashtu në atë kohë që Osaj Jakupi thotë se kishte ndodhur incidenti, kishin edhe të njëjtin post.

    Osaj Jakupi për inFokus ka thënë se madje Ukaj e ka kërcënuar me fjalët “Unë t’ngrehi zhag” dhe pastaj “Merri krejt burrat e familjes e eja unë ju dal përballë”.

    Osaj Jakupi ka treguar se si erdhi deri te kërcënimi që Xhavit Ukaj i bëri asaj.

    “Sulmi ka qenë si pasojë e një pike të rendit të ditës të cilën unë e votova për në Kuvend sepse ishte në të mirë të qytetarëve. Drejtoria e Urbanizmit e kishte prpozuar atë projekt të cilin Xhaviti nuk dëshironte ta votonte por mua nuk më intereson kur është për të mirën e qytetarëve të Prizrenit. Ne kemi pas takim në zyre dhe unë ekundërshtova sepse nuk më intereson emri apo kush është personi ai masje më tha “ A e din kush jam unë” por mua nuk më intereson aspak”, Tregon Osaj Jakupi.

    Ajo madje thotë se mbrëmë kur e ka parë rastin se si i është vërsulur Vjosa Osmanit nuk është quditur me sjelljen e tij.

    “E kam pas pothuajse të njëjtin problem por të them të drejtën nuk e kam marrë parasysh. Unë mbrëmë kur e pashë rastin më ka ardh shumë keq madje menjëherë e kuptova se ai duhet të jetë Xhavit Haliti. Është për të ardh keq një sjellje e tillë por nuk më ka quditur”, thotë ajo.

    Asambleistja e LDK-së e cila është edhe profesoreshë me profesion i bën thirrje popullit që persona të tillë të ndëshkohen me votë dhe të mos lejohet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

    “Për mendimin tim kjo nuk është një sjellje që një deputet duhet të ketë populli duhet ta ndëshkojë me votë. Ka shumë njerëz të mirë që e kan merituar dhe kanë mbetur jashtë Kuvendit e që mua më vie shumë keq kur shoh se persona të tillë kanë arritur të hyjne brenda”, ka thënë Osaj Jakupi për

    E sipas saj sulmet e tilla nuk kanë të bëjnë aspak me faktin që ato janë gra por është pjesë e kultures të secilit person.

    “Po të ishte edhe burrë besoj që do të vepronte njësoj pasi është pjesë e kultures. Pse jam femër me më sulmu nuk besoj që kjo duhet të ndodhë. Shpresoj që njerëz të tillë të vetëdijësohen”, ka përfunduar ajo.

    Por Xhavit Ukaj i LDK-së probleme të tillë pati edhe me persona të tjerë.

    Me 25 prill 2019, ai pati një përplasje tjetër me asamblistin e Kuvendit Komunal të Prizrenit nga radhët e PDK-së, Bardh Avdaj.

    Avdaj kishte thënë “Nuk mundeni me i akuzu njerëzit e PDK-së për keqpërdorime. E kur përmenden keqpërdorimet këqyrni këta të e LDK-së”.

    E i menjëhershëm kishte qenë reagimi i Ukajt.

    “Ngo çka po të them: nëse ke diçka – qe drejtoju drejtorëve ankesa a çka ke. Me ne të LDK-së s’ki çka merresh, as mos na përmend hiç LDK-në, a u ba?”, iu kishte kthyer Ukaj.

    Mos e ngrit zanin se nuk dimë na mu friku! Ti mua nuk ke nevojë me ma ngrit zanin! Rri pak se unë po foli! Mua personal s’ki me ma ngrit zanin! A u ba? Se nuk frikohem as Bardh Avdaj as PDK-ja”, iu kishte drejtuar Bardh Avdaj asamblistit të LDK-së.

    E kur Avdaj i tha Ukajt se “kur të foli personale për ty atëherë mundesh me folë”, Xhavit Ukaj iu drejtua: “More ti personale as s’guxon me fol për mua, personale asnjë fjalë s’guxon me fol, jo ti po askush!”.

    Në vazhdim mund të gjeni videot:

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.