×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Punonjësi i zyrës për informim të Angela Merkel, dyshohet se kishte spiunuar për Egjiptin

    FrontOnline
    10 Korrik 2020

    Një burrë dyshohet të ketë spiunuar për Egjiptin derisa kishte punuar në zyrën për informim në qeverinë gjermane të Angela Merkel, dhe atë deri në dhjetor të vitit të kaluar, shkruan Deutsche Welle.

    Autoritetet e sigurisë besojnë se Egjipti, ka rekrutuar individë për të spiunuar grupet opozitare që jetojnë në Gjermani, transmeton Telegrafi.

    Punonjësi i zyrës federale për informim në qeverinë gjermane, është zbuluar se kishte punuar për Shërbimin Sekret të Egjiptit për vite me radhë, thuhet në raportin e prezantuar gjatë të enjtes ministri i Brendshëm, Horst Seehofer.

    “Nuk mund të komentojmë për shkak të hetimet janë duke vazhduar e as për çështjet e personelit”, tha Steffen Seibert, zëdhënës i kancelares gjermane Angela Merkel dhe njëherit shef i zyrës federale për informim.

    Ky burrë thuhet se ka punuar për shërbimin e vizitorëve të zyrës për informim si punonjës i nivelit të mesëm, shkruan e përditshmja gjermane Bild.

    Kjo do të thotë se ai është dashur të kryej një provim dhe të paktën dy vite trajnim profesional për të fituar këtë vend të punës.

    Sipas raportit, policia gjermane ka ndërmarrë “masa ekzekutive” kundër këtij burri në dhjetor të vitit të kaluar. Ambientet e shërbimit të vizitorëve janë kontrolluar si pjesë e hetimit, shkruan ndër tjera Bild.

    Prokurori Federal ka konfirmuar se ky burrë akuzohet nën dyshimin për spiunazh, dhe ka njoftuar se hetimet janë duke vazhduar.

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në periferi të Tiranës. Siç bën me dije policia, rreth orës 19:20, në...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Të paktën 56 persona kanë humbur jetët si pasojë e përmbytjeve që kanë prekur shtetin jugor të Brazilit, Rio Grande do Sul....
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Zyrtarëve të mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara u është dashur të ndalojnë ndërtimin e një skele që lehtëson dërgimin e ndihmave humanitare...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.