×
  • Lajme
  • Lajme

    BIK: E papranueshme lejimi i martesave të gjinisë së njëjtë

    FrontOnline
    10 Korrik 2020

    Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës me shqetësim ka marrë lajmin për projektin e kodit civil të përgatitur nga Ministria e Drejtësisë në të cilin lejohen martesat e gjinisë së njëjtë.

    “Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës një projekt të tillë që legalizon martesat e së njëjtës gjini e konsideron të papranueshëm sepse bie ndesh me parimet fetare, natyrën njerëzore dhe cenon kodin e familjes.

    Kërkojmë nga Ministria e Drejtësisë që të heq dorë nga ky projekt dhe mos t’i hapet rrugë iniciativave të tilla të cilat bien ndesh me thelbin e jetës dhe natyrshmërinë e njeriut.

    Ky shqetësim dhe thirrje e jona si institucion fetar, si besimtarë dhe si qytetarë të këtij vendi synon vetëm ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave tona fetare e besimore, tradicionale e kombëtare.

    Shoqëria jonë nuk është një shoqëri diskriminuese, por kur bëhet fjalë për të ardhmen e brezave, për familjen dhe për natyrshmërinë e njeriut, nuk mund të heshtim e të tregohemi indiferent ndaj diçkaje që shkon kundër thelbit të jetës sonë edhe kundër vullnetit të Zotit.

    Për ne familja është e shenjtë, prej së cilës varet edhe vazhdimësia e jetës dhe e llojit njerëzor mbi tokë.

    Familje ose fole familjare është vetëm ajo e ngritur nga martesa e një burri dhe një gruaje dhe kjo përbën një prej shtyllave më të rëndësishme të shoqërisë. Fortësia dhe qëndrueshmëria e saj është edhe fortësia dhe qëndrueshmëria e kombit dhe e shtetit.

    Prandaj, martesat e së njëjtës gjini nuk i shohim si pjesë të traditës sonë të përbashkët dhe të të gjithë elementeve që përbëjnë këtë komb. Ne kemi një traditë të shkëlqyer familjare dhe kjo është një vlerë për shoqërinë tonë, vlerë të cilën nuk duam dhe nuk kemi pse ta humbasim.

    Në fund u bëjmë thirrje përfaqësuesve të popullit në Kuvendin e Kosovës, pavarësisht përkatësisë partiake të tyre, që mbi të gjitha të kenë parasysh të mirën e familjes, shoqërisë dhe vendit tonë, ngase bërthama e shoqërisë është familja e jo individi, dhe i bëjmë thirrje publikisht të mos e miratojnë këtë kod civil si të tillë”, thuhet në reagimin e BIK-ut.

    Bigbrother Vip Kosova dhe Bigbrother Vip Albania në Artmotion
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës pritet të marrin karakter zhvillimi, kryesisht në...
    Lajme04 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit...
    Lajme04 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve ka reaguar sërish ndaj deputetit Dimal Basha, pasi që ky i fundit nuk pranoi të ketë intimiduar gazetaren e...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut, iu shtuan sot komunave arbëreshe në Kalabri, në San Sofia, San Basile dhe Zangarona. Pothuajse në...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.