×
  • Lajme
  • Lajme

    Ilir Meta: Në Maqedoninë e Veriut mbizotëron atmosferë sigurie dhe demokracie

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, vlerëson se në Maqedoninë e Veriut mbizotëron atmosferë sigurie dhe demokracie, që sipas tij, është falë lidershipit dhe funksionimit normal të institucioneve.

    Ai bën krahasimin me Shqipërinë, ndërsa shton se atje nuk ka datë për zgjedhjet dhe se ka tension artificial, sikur zgjedhjet do jenë nesër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

    “Edhe pse zgjedhjet parlamentare të parakohshme në Maqedoninë e Veriut do mbahen vetëm pas pak ditësh, një atmosferë sigurie dhe demokracie mbizotëron falë pjekurisë të lidershipit politik në tërësi, por edhe funksionimit normal të institucioneve. Ndërsa fatkeqësisht te ne edhe pse nuk ka as datë zgjedhjesh ende në horizont kemi një tension artificial sikur zgjedhjet do jenë nesër. Ndërkohë që edhe pandemia është në rritje së bashku edhe me defiçitin dhe borxhin publik. Verbëria për mbajtjen apo marrjen me çdo çmim të pushtetit na ka bërë që të dukemi me fqinjin tonë lindor sikur u përkasim dy kontinenteve të largëta”.

    “Ndaj s’duhet humbur më asnjë minutë në përmbushjen e kushteve thelbësore për çeljen e negociatave në mënyrë që të ecim së bashku me fqinjët tanë drejt Bashkimit Europian. Përballimi i pandemisë dhe plotësimi i kushteve duhet të jenë dy objektivat madhore për të gjithë. E para mbron shëndetin dhe jetën e çdo qytetari, ndërsa e dyta shpëton të ardhmen europiane të vendit për të cilën të gjithë përbetohen me fjalë dhe programe. Koha për vepra të mira është tani!”, ka shkruar Meta në Facebook.

    Pompa e derivateve me çmimet më të lira në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Lëvizja Vetëvendosje e konsideron të pamundur arritjen e marrëveshjes për dinarin serb, marrë parasysh fushatën e egër dhe qasjes “dekonstruktive” të Serbisë....
    Lajme05 Maj 2024
    Ministria e Shëndetësisë për “Front Online” thotë se shumica e vaksina të Astra Zeneca janë përdorur vetëm në fillim dhe se pjesa...
    Kronika05 Maj 2024
    Një person është gjetur pa shenja jete në Prizren. Policia njofton se ai është shtetas i Serbisë. “HETIM I VDEKJES- Prizren /...
    Të tjera
    Kronika05 Maj 2024
    Policia ka njoftuar se një person ka ndërruar jetë në QKUK. Në raport thuhet se dëshimitari ka deklaruar se e ka gjetur...
    Kronika05 Maj 2024
    Një person është arrestuar në Viti të shtunën më 4 maj për shkak se dyshohet për veprën penale “Fotografimi dhe video incizimet...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Pashkët Ortodokse. Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, e ka shpërndarë...
    Kronika05 Maj 2024
    Një person është arrestuar të shtunën në Prizren, nën dyshimin se ka kanosur anëtarët e familjes së tij, dhe ka demoluar orenditë...
    Vip05 Maj 2024
    Orët e mbrëmjes në “Ferma VIP” kanë kaluar me batuta dhe humor mes fermerëve. Mariana, teksa ka qenë në dhomën e gjumit,...
    Vip05 Maj 2024
    Romeo sonte është zgjedhur finalisti i parë në “Big Brother Vip 3”. Ai u votua nga publiku pasi shkoi në nominim nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.