×
  • Lajme
  • Lajme

    Duda Balje thotë se personat e fesë katolike nuk po përfaqësohen në Kuvend, përmend shembullin e Ibrahim Rugovës

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka ngritur një shqetësim të saj, që personat e fesë katolike nuk po përfaqësohen nëpër institucionet kosovare.

    Në një shkrim të saj në Facebook, Balje, ka përmendur ish-presidentin Ibrahim Rugova, i cili i ka vënë afër vetës personalitete të shquara të fesë katolike, sipas saj.

    Ajo thotë se personalitete si Anton Kolja, Kolë Berisha dhe Mark Krasniqi, ishin përjetsisht afër Ibrahim Rugovës, duke krijuar ura mirëbesimi mes fesë katolike, myslimane dhe feve tjera.

    Shkrimi i plotë nga Duda Balje:Historia politike e njerezve eminent te politikes kosovare qe ishin gjithemone afer dijetarit dhe prijetarit te Lidhjes Demokratike te Kosoves dr. Ibrahim Rugoves ka qene qe nga themelimi i LDK e edhe ne periudhen pas luftes. Presidenti Rugova vazhdimisht prane veti si nenkryetare te LDK kishte zgjedhur te kete personalitete te fese katolike ( ne periudhen para lufte zotni Anton Koljen e pas lufte zotni Kole Berishen) te cilet me aktivitetet e tyre ishin te deshmuar kombetarisht. Gjithashtu lideri i Kosoves dr. Rugova vazhdimisht prane vete kishte patur akademik Mark Krasniçin, themeluesin e Partise Demokristiane Shqipetare te Kosoves ( PSHDK) dhe keshtu presidenti Rugova dergonte porosi mbare botes se katolicizmi si religjion eshte i perqafuar misherisht ne shoqerin kosovare. Kjo ishte vlere kombetare te cilen dr. Rugova e ujiti deri ne frymen e tij te fundit. Bile, qe kjo vlere kombetare te merr trajten institucionale pikerishte zotni Kole Berishen e pate zgjedhur edhe kryetare parlamenti, kurse i biri i Kole Berishes, doktor Visar Berisha sot eshte keshilltar i kryeministrit te qeverise se Republikes se Kosoves zotni Avdullah Hotit.
    Personalitetet e tilla te religjionit katolik ( Anton Kolja, Kole Berisha, Mark Krasniçi e shume te tjere) ishin perjetesishte afer dr. Ibrahim Rugoves dhe krijuan ura mirebesimi ne mes fese katolike, myslimane dhe te tjera. Ato personalitete ishin shembull i virtyteve me te larta njerezore te cilat lane gjurme te pashlyeshme ne historin e Kosoves se para luftes dhe Kosoves se pas luftes. Shembuj te tille i nevojiten shtetit te Kosoves duke u bere ura mirebesimi ne mes njerezve te Kosoves pavarsishte ne perkatsin e tyre etnike e religjioze!
    Duke u bazuar ne tere kete, konsideroj qe çdo kush qe ndjehet katolik duhet te krenohet me kete, andaj edhe partia demokristiane e Kosoves sipas mendimit tim themelin e ka ne katolicizem dhe une ne kete aspekt nuk shof asgje te keqe dhe asgje fyese. Ne fund te fundit ky eshte mendimi im personal, mund te jete i drejte apo jo, por une mendimin nuk e ndryshoje dhe askujt nuk i kerkoj falje.
    Ajo qe me vjen keq eshte se ata katolike qe i kemi patur ne politike ne kohen e pasluftes nuk po i shof tani as ne skenen politike e as ne institucione.
    E juaja,
    Duda Balje

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thirrur mbledhjen e Kryesisë së partisë pas zhvillimeve të fundit në vend. Siç mëson Gazeta Express,...
    Lajme07 Maj 2024
    Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë hapa konkretë për themelimin e Asociacionit, në mënyrë...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje bizneseve që ta forcojnë edhe më tej bashkëpunimin me Qeverinë, raporton Ekonomia Online....
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar dëshmorët që ranë 25 vjet më parë në Çabrat të Gjakovës. “Në një ditë si...
    Lajme07 Maj 2024
    Sot është gjetur edhe trupi i pajetë i djalit 3-vjeçar, në lumin Buna. Lajmi u konfirmua nga drejtues të Agjencisë Kombëtare të...
    Lajme07 Maj 2024
    Gjatë vikendit, Policia në Pejë ka sekuestruar 40 motoçikleta të llojeve të ndryshme, ndërsa për shoferët janë lëshuar fletëgjoba pёr kundёrvajtjet: mos...
    Lajme07 Maj 2024
    Mjeku i njohur nga Gjilani, Hajriz Ibrahimi është pensionuar pas 36 vitesh shërbimi e përkujdesje ndaj pacientëve, raporton Front Online. Në vitin...
    Lajme07 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Osmani ka thënë se roli i SHBA-së ka...
    Lajme07 Maj 2024
    Festa tradicionale e Shën Gjergjit është festuar dje në Babaj të Bokës në Gjakovë. Një mosmarrëveshje për një lojë tradicionale në këtë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.