×
  • Lajme
  • Lajme

    VV-ja e fton ministrin Zemaj për raportim në Komisionin për Shëndetësi

    FrontOnline
    08 Korrik 2020

    Me rritjen e rasteve me Coronavirus në Kosovë, është shtuar edhe numri i vdekjeve. Aktualisht në Kosovë janë shënuar 82 raste të vdekjes të personave që përveç Coronavirusit thuhet se kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese, raporton Front Online.

    Të paktën kështu është bërë e ditur nga përditësimi i të dhënave nga IKSHPK-ja, dhe nga konstatimet e mjekëve të Klinikave në të cilat janë duke u trajtuar të prekurit me virusin Covid-19.

    Edhe pse në fillim të raportimit të rasteve të vdekjes nga institucionet shëndetësore në vend, janë dhënë detaje mbi identitetin e viktimave, tashmë një gjë e tillë nuk po bëhet.

    Nga e shtuna kur për një ditë vdiqën 9 persona, e ku 5 prej tyre dyshohet se vdekjen e gjetën pas problemit me oksigjen, nga institucionet shëndetësore, nuk është duke u dhënë asnjë detaj mbi identitetin e viktimave.

    Mosbërja publike e inicialeve, vitit të lindjes dhe të qytetit prej nga vijnë viktimat ka shqetësuar edhe anëtarët e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenies Sociale në Kuvendin e Kosovës.

    Anëtarja e këtij Komisioni e cila vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, Labinotë Demi-Murtezi, ka thënë për Front Online, se kanë ftuar në raportim ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtuesit e SHSKUK-së, për gjendjen e krijuar në vend me Coronavirus.

    “Ne funksion të krejt këtyre paqartësive që keni përmendur, ne anëtarët e Komisionit për Shëndetësi nga LVV-ja i kemi dërguar një letër kryetares së Komisionit që ta ftojë në raportim ministrin Zemaj dhe drejtuesit e SHSKUK-së. Kemi kërkuar që kjo mbledhje më së voni të mbahet në ditën e premte, ftesa i është dërguar ministrit dhe ne tani vetëm po presim konfirmimin”, ka thënë ajo për Front Online.

    Në dokumentin që e ka siguruar Front Online, deputetët e VV-së që janë anëtarë të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenies Sociale: Fitim Uka, Labinotë Demi-Murtezi dhe Fitim Haziri, theksohet që kjo ftesë i është drejtuar ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtuesve të ShSKUK-së, për të raportuar në lidhje me menaxhimin e pandemisë.

    “Presim që këtë kërkesë ta trajtoni me urgjencë dhe ta ftoni në raportim z.Zemaj dhe drejtuesit e ShSKUK-së, për të raportuar në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe ShSKUK-së, duke pas parasysh rritjen e pakontrolluar të të infektuarve dhe numrin e madh të vdekjeve nga pandemia Covid-19”, thuhet në këtë kërkesë, drejtuar kryetares së
    Komisionit, Albena Reshitaj për aprovim.

    Të shqetësuar ata janë edhe për numrin e lartë të vdekjeve që janë shënuar nga data 1 korrik.

    “Në bazë të të dhënave të Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike vetëm nga 1 korriku e deri më sot (dt. 07 korrik 2020), pra për 7 ditë, 828 qytetarë janë infektuar me Covid-19, ndërsa 287 pacientë kanë vdekur si pasojë e këtij virusi. Kjo gjendje është alarmante dhe shumë shqetësuese. Shëndeti publik është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e bartësve të institucioneve të Kosovës.
    Kërcënimi me të cilin janë duke u ballafaquar qytetarët këto ditë kërkon reagim të shpejtë dhe efikas për të mbrojtur shëndetin e tyre”, thuhet në këtë kërkesë./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme30 Tetor 2024
    Çka u dha për rritje pagash – deri në korrik të vitit të ardhshëm, 110 euro – është veç “premtim” e jo...
    Lajme30 Tetor 2024
    Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka kritikuar ashpër qeverinë pas publikimit të Raportit të Progresit, duke theksuar mungesën e luftimit të korrupsionit...
    Lajme30 Tetor 2024
    Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves ka thënë se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të zgjidhte  shumë çështje të rëndësishme....
    Të tjera
    Vip30 Tetor 2024
    Xheneta ka vazhduar përplasjen e saj me Gresën brenda shtëpisë më të famshme në vend, BBVK 3. Mes tjerash, Xheneta akuzon Gresën...
    Lajme30 Tetor 2024
    Kryetarja e Komisioni për Integrim Evropian në Kuvendin e Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka folur për të gjeturat e Raportit të Progresit për...
    Vip30 Tetor 2024
    Xhuli Nura ka reaguar për situatën e mbrëmshme të ndodhur në Big Brother VIP Kosova 3. Ish-banorja e edicionit të parë u...
    Lajme30 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Berat Rukiqi, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për mos realizimin e premtimeve gjatë katër viteve të qeverisjes. Duke...
    Sport30 Tetor 2024
    Interi e ka mundur me rezultat 0-3 skuadrën e Empolit, për të arritur të tre pikëshi i radhës në xhiron e 10...
    Lajme30 Tetor 2024
    Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, ka theksuar se Serbia nuk ka konflikt me shqiptarët në Kosovë, por me politikat dhe veprimet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.