×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkaku i ligjit Mustafa i PDK-së e sheh veç si “premtim” e jo punë të kryer rritjen e pagave nga Kurti

    FrontOnline
    30 Tetor 2024

    Çka u dha për rritje pagash – deri në korrik të vitit të ardhshëm, 110 euro – është veç “premtim” e jo punë e kryer, tha ekonomisti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, në TeVe1.

    Kjo ngase, siç argumentoi ai, një gjë e tillë “për lartësimin e vlerës së koeficientit” nuk është brenda kompetencave të ekzekutivit por Kuvendit të Kosovës përmes miratimin të ligjeve; çka në këtë rast kërkohet ndryshimi i ligjit për pagat në sektorin publik.

    Ndërsa sa i përket Kuvendit të Kosovës, “mazhoranca vazhdimisht ka probleme me kuorumin”.

    U përpoqën ta paraqesin si vendim qeveritar. Kompetencën për ndryshimin e lartësisë së koeficientit e ka vetëm Kuvendi i Kosovës përmes miratimit të ligjeve. Ajo konferencë ishte veçse tendencë për mashtim të publikut se kinse kemi marrë vendim për rritje të pagave, ky është veç premtim. Sepse për t’u lartësuar koeficienti, për të ndodhur ky premtim pikësëpari ligji duhet të ndryshojë”, tha ai.

    Se sa kjo qeveri e mazhorancës ka aftësi brenda dy muajve ta ndryshojë ligjin për pagat në sektorin publik dhe po ashtu të aprovojë buxhetin është po thuajse e pamundur, sepse kjo mazhorancë ka probleme me kuroum vazhdimisht. E tash, si kanë me i aprovu mbi 50 ligje që i janë grumbullu e pastaj të arrijë te këto dy ligje”, ka thënë Mustafa.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Nëntor 2024
    Deputetja e PDK-së, Time Kadrijaj, për FrontOnline, thotë se partitë opozitare ndryshe nga VV kanë filluar të sensibilizohen me takimet e tyre....
    Lajme03 Nëntor 2024
    Policia thotë se ia ka vendosur prangat një personit që u ka ofruar para të gatshme 20 euro në formë ryshfeti, dje...
    Lajme03 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjëherë më shumë korrupsion sesa në qeverisjen e Kurtit, për shkak...
    Të tjera
    Lajme03 Nëntor 2024
    Një burrë është arrestuar në Gjakovë, i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht gruan e tij. Sipas policisë viktima...
    Lajme03 Nëntor 2024
    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë akuzuar partinë në pushtet për keqpërdorime dhe afera korruptive. Theks...
    Lajme03 Nëntor 2024
    Deputetja e VV-së, Mirlinda Tishukaj, për FrontOnline, ka folur për para fushatën e partive politike, ku ka treguar edhe arsyen se përse...
    Bota/Rajoni03 Nëntor 2024
    Nëntori erdhi furishëm teksa erërat gjëmuan në nivele historike përgjatë bregut perëndimor të Finlandës të premten. Në ishullin Kylmapihlaja në Rauma, shpejtësia...
    Vip03 Nëntor 2024
    Ish-konkurrentët e Big Brother VIP Kosova 2, Santiana dhe Besi gëzojnë shoqëri të mirë që nga hyrja e tyre në shtëpinë më...
    Lajme03 Nëntor 2024
    Subjekti politik i drejtuar nga Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje, ka publikuar agjendën në rastin e tetë vjetorit të vdekje së aktivistit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.