×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Lehtësohet punësimi i viktimave të dhunës në familje dhe dhunës seksuale gjatë luftës

    FrontOnline
    08 Korrik 2020

    Personat e strehuar në strehimorët për dhunën në familje dhe të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, nga sot do të kenë më të lehtë punësimin. Kjo falë memorandumit të bashkëpunimit i cili u nënshkrua në mes të Ministrisësë Drejtësisë, Rrjetit të Grave të Kosovës si dhe Shoqatës Rrjeti i Shitësve me Pakicë.

    Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, u zotua se do t’i mbështesë këto kategori. Derisa ka theksuar se ky memorandum do t’ua lehtësojë jetën duke iu ofruar punësim.

    “Në raste të rralla bëhen bashkë Institucionet, Qeveria, shoqëria civile dhe sektori privat, për ta nënshkruar një vullnet të mirë, me anë të së cilit shprehim gatishmërinë tonë që të jemi pran grave të cilat janë viktima të dhunës. Rast i rrallë kur Qeveria me shoqërinë civile dhe sektorin privat ka gjet je zgjidhje për të rehabilituar gratë të cilat janë viktima të dhunës në familje dhe janë nëpër strehimore…Problemi kryesor te gratë të cilat janë viktima të dhunës, është rehabilitimi i tyre dhe si pjesë të rehabilitimit e kemi pa që është e domosdoshme që të kryqet sektori privat, veçanërisht sektori i shitjes me pakicë të cilët ofrojnë një gamë më të gjer të vendeve të punës”, ka thënë ai.

    Ndërsa, udhëheqësja e Rrjetit të Grave të Kosovës, Igballe Rugova, ka thënë se pavarësia ekonomike e kësaj kategorie është çelës për sigurinë e tyre.

    “Jam jashtëzakonisht me emocione sepse më në fund po kuptohet që trekëndëshi duhet të funksionoj në mënyrë që t’i ndihmohet qytetarëve të Kosovës. Ky trekëndësh është Qeveria, Shoqëria Civile dhe ndërkombëtarët në ketë rast donatorët…Është një ditë e veçantë sepse të mbijetuarat e dhunës në familje dhe të mbijetuarat e dhunës seksuale kanë shansin të gjejnë një vend pune, përmes rrjetit të shitësve me pakicë, kjo do të thotë shumë sepse pavarësia ekonomike është qelës kryesor për integrimin e këtyre grave”, ka thënë ajo.

    Nga Rrjeti i Shitësve me Pakicë, Yllka Metaj, u shpreh e lumtur që do të bëhen pjesë e këtij projekti, të cilin e konsideron shumë frytdhënës për të ardhmen.

    “Rrjeti i shitësve me pakicë ka kënaqësi të veçantë për me qenë pjesë e këtij projekti, të cilin e konsiderojmë shumë frytdhënës për të ardhmen. Pavarësia ekonomike pa dyshim që është mirëqenia për secilën femër. Ne do të vazhdojmë me qenë pjesë e projekteve të tilla të cilat e kanë në fokus grupet e margjinalizuara siç është projektin në fjalë”, ka thënë ajo.

    Kompanitë të cilat kanë shpreh gatishmëri të punësojnë gratë të cilat janë viktima të dhunës, Meridian Express, Super Viva, Albi Shooping, KFC, Interex, Maxi etj.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Korrik 2025
    Para stacionit policor në Lipjan u zhvillua sot protestë për Agon Zejnullahun, 27-vjeçari që vdiq në orët e para të 7 korrikut....
    Lajme12 Korrik 2025
    Deputeti më i ri i LDK-së, Paris Guri në emisionin “Weekend” në Klan Kosova foli për eksperiencën që pati në foltoren e...
    Lajme12 Korrik 2025
    Para stacionit policor në Lipjan po zhvillohet protestë për Agon Zejnullahun, 27-vjeçari që vdiq në orët e para të 7 korrikut. Vëllai...
    Të tjera
    Lajme12 Korrik 2025
    Presidentja Vjosa Osmani mori një pyetje mbi bllokadën aktuale në Parlamentin e Kosovës gjatë një diskutimi në Institutin Hudson në SHBA pas...
    Lajme12 Korrik 2025
    Gjatë 24 orëve në gjithë territorin e Kosovës janë shqiptuar afro 3 mijë tiketa. Policia e Kosovës njofton se shqiptoi saktësisht 2724...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    David Gergen, një veteran i “inside the Beltway” që ndihmoi në formësimin e imazheve publike të katër presidentëve, kryesisht republikanë, dhe i...
    Lajme12 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë për të dytën herë se Presidenti Trump e ka ndalur eskalimin në kufirin Kosovë-Serbi –...
    Lajme12 Korrik 2025
    Një burrë është arrestuar në Mitrovicë, nën dyshimin se në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht djalin e tij. Sipas policisë, viktima...
    Lajme12 Korrik 2025
    Lulzim Rafuna, Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, për Front Online tha se për shkak të pasigurisë juridike dhe ekonomike, si dhe...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.