×
  • Lajme
  • Lajme

    Basri Sejdiu deklarohet pas shkarkimit nga detyra e drejtorit të ShSKUK-së

    FrontOnline
    07 Korrik 2020

    Pas shkarkimit nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, Basri Sejdiu sot do të mbajë një konferencë për media.

    Paraprakisht, përmes një statusi në Facebook, Sejdiu tha se arsyet për shkarkimin e tij që lidheshin me mos përmbushjen e detyrave nuk qëndrojnë.

    Ai përmend ndikimin politik dhe të biznesit që prej bordi i ri u emërua në shkurt të këtij viti, i cili bord edhe e shkarkoi gjatë së hënës.

    Reagimi i tij i plotë në Facebook:

    Të hënën në orën 14:30, pa asnjë paralajmërim u njoftova për shkarkimin tim nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së. Këtij vendimi të orkestruar i parapriu një fushatë mediatike që nxirrte dokumente të brendshme të cilat kanë qenë në posedim të Bordit. Sipas tyre, shkak për shkarkimin tim qenka përmbushja e pakënaqshme e detyrave. Megjithatë ky është arsyetimi i tyre, por sigurisht jo arsyeja e vërtetë. Aty renditen edhe shumë çështje tjera pa dhënë as edhe një fakt të vetëm. Janë listuar një sërë raportesh të auditorit të brendshëm, të cilat kryhen dhe shërbejnë për përmirësim të procedurave të brendshme, e jo për agjenda të grupeve të interesit.

    Ironia më e madhe e këtij procesi është se shumica e këytre auditimeve të brendshme janë inicuar nga vetë unë gjatë viteve 2018 dhe 2019, nën kompetencën e bordit të kaluar drejtues, i cili ka vlerësuar lartë performancën time. Si pikë më e rëndësishme, në vendim përmendet edhe vendimi i Odës së Mjekëve për kinse falsifikim të faksimilit lidhur me liçencën time për punë si specialist. Këtë çështje tendencioze e kam dërguar edhe në Gjykatë, që është duke u marrë me këtë rast. Për më tepër kjo është cështje personale që nuk lidhet me funksionin tim në SHSKUK dhe për të cilin kam vendimin e pakontestuar të Ministrit Agani dhe të cilin do ta bëj publik.

    Punën time gjithmonë e kam bërë në mënyrë profesionale, por si duket kjo politikë nuk i pranon njerëzit profesionistë. Parapolitika favorizon klanet biznesore të cilat i kam luftuar që nga dita ime e parë në këtë pozitë. Kam punuar për rritjen e shërbimeve publike e kundër favorizimit të padrejtë të spitaleve private.

    SHSKUK-në e kam marrë nën menaxhim në vitin 2017 në një gjendje shumë të rëndë dhe gati të pashpresë. Jam i lumtur që gjatë mandatit tim kam arritur të rris shërbimet në secilën klinikë të QKUK-së si dhe në spialet e përgjithshme. Falë punës së madhe të këtyre tri viteve kemi arritur që të funksionalizojmë shërbimin 24 orësh të kardiologjisë. Vetëm kjo u ka mundësuar qytetarëve që vetëm për një vit të kursejnë rreth 10 milion euro. Gjithashtu kemi bërë shërbimin e PCI-së, projekt nacional ku pacientët që kanë sulm në zemër do të mund të hyjnë në operacion 30 minuta pas sulmit. Vitin e kaluar e kemi përuruar edhe qendrën e parë për sulm në tru, ndër të vetmet në rajon. Për më tepër, kemi arritur që të pesë-fishojmë shërbimet në ambulancat specialistike si dhe kemi investuar dhjetëra milionë në aparatura të reja mjekësore.

    Gjatë shërbimit tim në këtë pozitë jam angazhuar që të rritet buxheti i SHSKUK-së nga 70 milion sa ishte në 2017, në 118 milion më 2020. Prandaj jam tejet i lumtur që brenda këtij mandati kemi arritur që së bashku me kolektivin e shkëlqyer të shpëtojmë mijëra jetë të qytetarëve dhe të përmirësojmë shëndetin e tyre.

    SHSKUK-ja ka ende shumë probleme, por ishim në rrugën e drejtë të përmirësimit të saj. Fatkeqësisht kjo rrugë u ndalua nga apetitet politike si dhe intereset e biznesit. Që nga shkurti 2020, kur Qeveria emëroi Bordin në këtë përbërje, unë jam përballur me veprime të paprecedenta të anëtarëve të saj. Duke më marrë në pyetje dhe duke më hetuar për punën në të kaluarën.

    Për asnjë moment nuk kanë qenë të interesuar të bashkëpunojnë ose të më përkrahin në menaxhimin e pandemisë dhe në përmirësimin e kushteve për pacientët. Ndikimi politik dhe biznesor ka qenë evident që nga dita e parë kur ky bord filloi punën. Për më tepër, vendimi i bordit vjen pasi që kam proceduar në Komision Disciplinor njërën nga anëtaret e këtij bordi pas denoncimit për pirje duhanit në sallë operative. Prandaj për këtë vendim të padrejtë dhe arbitrar të bordit drejtues do të bëj ankesë në inspektoratin e punës dhe gjykatën kompetente.

    Dëshiroj që për fund të falenderoj të gjithë profesionistët shëndetësor të cilët çdo ditë bëjnë punë të shkëlqyera e të palodhshme. Ditët e pandemisë kanë treguar edhe njëherë që profesionistët tanë shëndetësorë janë heronjtë e vërtetë, të cilët me sakrifica të pashembullta në shërbim të pacientit e qytetarit i bëjnë ballë çfarëdo komploti politik e biznesor.

    Petrol Company thyen rekordet me: çmimet, kualitetin dhe aktivitetet
    Nga Rubrika
    Lajme28 Prill 2024
    Ilir Peci, kryetar i Zveçanit për FrontOnline deklaron se mbajtja e votimeve ishte një mundësi e dhënë për votuesit e asaj pjese....
    Lajme28 Prill 2024
    Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj ka vendosur në qarkullim postar emisionin e jashtëzakonshëm të pullave postare “Sali Çekaj, Hero i...
    Lajme28 Prill 2024
    Pushtimi rus i Ukrainës e ka vënë zgjerimin në krye të agjendës së BE. Por vendet që rreshtohen për t'u bashkuar me...
    Të tjera
    Lajme28 Prill 2024
    Javën e kaluar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, u organizua votimi për largimin ose jo të katër kryetarëve aktual....
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Të hënën kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, i mbijetuari i madh dhe i paparashikueshëm i politikës spanjolle, dhe një lider që ka parë...
    Lajme28 Prill 2024
    Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, sot do të mbajë konferencë për medie në lidhje me disa zhvillime në Komunën e Prishtinës. Sipas...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Rreth një e katërta e amerikanëve në moshën mbi 50 vjeç, të cilët nuk kanë dalë ende në pension, thonë se mund...
    Lajme28 Prill 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 9-25 km/h. SHBA...
    Sport27 Prill 2024
    Armend Xhoxhaj është rikthyer në ring në ‘Kia Metropol Arena’ në Nurenberg, ku boksoi përballë boksierit turk Huseyin Cinkara. Por, meçi nuk...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.