×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Odës së Mjekëve për gjendjen me Covid në spitale: Po gënjejnë nivel pas niveli

    FrontOnline
    05 Korrik 2020

    Pas konfirmimit të vdekjeve të dyshimta pas mesnate, ka reaguar dhe përafqësuësi i Odës së Mjekëvë të Kosovës, Pleurat Sejdiu.

    Përfaqësuesi i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka alarmuar se faji është i menaxherëve të cilët po i gënjejnë nivel pas niveli, duke mos e treguar gjendjen reale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Në një prononcim për Gazetën Insajderi, Sejdiu ka thënë se nëse vazhdon kështu, atëherë sistemi do të bie në kolaps, sepse kolapsi veç është këtu.

    “Unë jam kah mundohem të marrë informacion por nuk kanë qasje asnjë prej drejtuesve atje dhe është ajo që ju thash dje, njerëzit janë stërlodh, kapacitetet janë stërmbushura. Faji direkt është i menaxherëve që janë kah i gënjejnë nivel pas niveli. Edhe unë kam përshtypjen që Qeveria e Kosovës nuk ka informata të sakte për gjendjen e brendshme në QKUK. Sepse aty thuhet, tani bisedova me njërin nga infektologët aty, janë dy motra në ndërrim, ajo është e pamundur të monitorohen ata dhe nëse ky vërshim vazhdon, ka me ra në kolaps, kolapsi veç është këtu”.
    “Nuk ka informata të sakta prej nivelit më të poshtëm deri në nivelin me të lartë se çka është kah ndodhë, për vështirësitë të cilat janë. Këto vështirësi duhet të jenë shumë transparente, duhet t’i thuhet ministrit, duhet t’i thuhet drejtorit të përgjithshëm të QKUK-së, nuk mund të menaxhohet me dy motra, nuk mund të menaxhohet me tre mjek që katër muaj”, tha Sejdiu për Insajderi

    Me tutje Sejdiu ka thënë se përgjegjësia për këtë gjendje mund të gjendet. Por, ka thënë se Qeveria duhet t’i mbledh të gjithë dhe të informohet saktë për situatën.

    “Përgjegjësia nuk mund të jepet tek askush në këtë moment pa e ditur se çka është kah ndodhë. Vërtetë askush nuk është duke e ditur çka po ndodhë. Qeveria duhet të ulet me të gjithë,. Neve na u bë një komitet që duhet t’i analizojë këto çështje, asnjëherë nuk është mbledhur. Duhet të mblidhen të gjitha të dhënat, raportet të cilat kanë shkuar, ku kanë shkuar, pse nuk është pasqyra e pastër, nëse është e pastër atëherë ku është faji, prandaj nuk mund të themi tani ku është faji, por fajtori mund të gjendet menjëherë. Fajtori është mos qarkullimi i informacioneve ku duhet. Nëse informacionet kanë shkuar, atëherë kush është ai që nuk ka marrë masa”, ka deklaruar Sejdiu.

    Ndonëse ende pa konfirmuar, vetëm pas mesnate dyshohet se kanë vdekur katër persona.

    KEDS zë 156 persona duke e vjedhur energjinë elektrike për një javë
    Nga Rubrika
    Lajme28 Prill 2024
    Është java e dytë, që Lidhja Demokratike e Kosovës po mban tubime me bashkatdhetarët në Gjermani e Austri. Këtë të shtune LDK...
    Lajme28 Prill 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Zvicër, sot ka mbajtur Kuvendin e saj Zgjedhor qendror ku janë zgjedhur strukturat drejtuese...
    Lajme28 Prill 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë parashikimin e motit për pesë ditët në vazhdim. IHMK-ja ka bërë të ditur se gjatë kësaj...
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Një sulm ajror synoi një shtëpi në lagjen Brazil, një zonë me popullsi të dendur në lindje të Rafah. Mijëra njerëz kanë...
    Lajme28 Prill 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë parashikimin e motit për pesë ditët në vazhdim. IHMK-ja ka bërë të ditur se gjatë kësaj...
    Kronika28 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të pandehurin J.SH, i dyshuar se ka marr pjesë...
    Kronika28 Prill 2024
    Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Lajmi është bërë i ditur për Front Online nga Drejtoria Rajonale e Policisë...
    Kronika28 Prill 2024
    Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës. Këtë e ka konfirmuar Drejtori i Policisë në...
    Sport28 Prill 2024
    Sot u përmbyll edhe java e 31-të në Superligën e Kosovës. Ballkani dhe Llapi regjistruan fitore në udhëtim për të vazhduar garën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.