Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqin. Temë diskutimi ishte situata ekonomike në vend dhe përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për adresimin e efekteve të krijuara si rezultat i pandemisë COVID-19.
Sipas një komunikate të MF-së, ministrja Bajrami bëri të ditur se Qeveria Hoti ka prezantuar para bizneseve masat në kuadër të Programit për Rimëkëmbje Ekonomike, i cili program do të ndihmojë në dinamizimin e aktiviteteve ekonomike në vendin tonë dhe rikthimin e ekonomisë në trend pozitiv të rritjes.
Në anën tjetër, Rukiqi shprehu pikëpamjet e Odës Ekonomike të Kosovës sa i përket politikave qeveritare për nxitjen e ekonomisë dhe u zotua se Oda Ekonomike e Kosovës do të vazhdojë dialogun me institucionet qeveritare në të mirë të zhvillimit ekonomik të Republikës së Kosovës.