Është gjendur një bombë e pashpërthyer në Pejë, përkatësisht në vendin e njohur si ‘Te Sharra”.
Raportohet se bomba mund të jetë nga periudha e luftës së fundit në Kosovë, megjithatë ekipet përgjejgjëse kanë dalur në vendin e ngjarjes.
Metro mëson gjithashtu, se bashkë me policinë në vendin e ngjarjes janë edhe FSK’ja, dhe po mundohen ta largojnë nga vendi ku është gjetur.
Në Kosovë herë pas here gjenden mjete të pashpërthyera, për të cilat besohet që janë nga periudha e luftës.
Ditë më parë edhe në një fshat të thellë të Kamenicës janë gjetur një arsenal armësh nën tokë, ku policia konfirmoi se janë nga periudha e luftës.